Identifikohet kufoma e gjetur dy në Shkumbin
LUSHNJE - Është bërë identifikimi i trupit të pajetë të gjetur pasditen e së hënës në Çermë Sektor, 500 metra larg urës së lumit Shkumbin. Sipas policisë, ajo i përket 87-vjeçarit Ramazan Hasalla, nga fshati Garunj i komunës Ballagat të rrethit Lushnjë. Nga ekzaminimi mjekoligjor është konstatuar se, "shkak i vdekjes ka qenë asfiksia në ujë" nga një "vetëmbytje ose rënie aksidentale nga ura". "Gjatë ekzaminimeve, në trupin e 87-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune apo plagë të tjera", - pohojnë burimet pranë ekspertëve mjekoligjorë. Sipas policisë, kufoma është gjetur pasditen e së hënës, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Çermë Sektor, vetëm 500 metra larg urës mbi lumin Shkumbin. Ndërsa, familjarë të viktimës pohuan se kohët e fundit ai vuante nga zemra dhe shfaqte herë pas here shenja depresioni.
(d.b/BalkanWeb)