E Diel, 1 Nëntor 2026

“Torturuesi i kërkuar” reportazhi i BBC, kushtuar Kumbaros

Gjyqi ndaj ish punonjësit të SHIK, Ilir Kumbaro ka bërë jehonë në Britaninë e Madhe. Një nga mediat më prestigjioze BBC, ka transmetuar një speciale për rastin Kumbaro, duke iu referuar dhe informacioneve të marra nga “News24” në Tiranë. Në këtë speciale jepen pamje të operacionit të ndjekjes së Ilir Kumbaros, teksa ai fshihej me identitet të rremë në Londër. 

LONDER- Gyqi ndaj ish punonjësit të SHIK-ut Ilir Kumbaro, ka nërë jehonë të madhe në Britaninë e Madhe. Një nga mediat më prestigjioze BBC, ka transmetuar një speciale për këtë çështje nën titullin “Torturuesi i Kërkuar i gjetur në Londër”, ku i referohet informacioneve të marra në televizionin “News24” në Tiranë që u vizitua nga ekipi i gazetarëve ingestigativë të drejtuar nga Gay Smith.
Ky ekip ka bërë jetimet e veta për këtë çështje, ka vizituar Shqipërinë ka kontaktuar me gazetarin e NEWS24 Artan Hoxha, si dhe me të afërmit e Remzi Hoxhës i cili mendohet se është torturuar dhe zhdukur nga i akuzuari Ilir Kumbaro.
Agjentët e policisë janë munduar shumë për të gjetur Ilir Kumbaron i cili fshihej në Angli me identitet të rremë si kosovari Shaqa Shatri. Askush në zonën Hamer Smith në Londër nuk e njihte Kumbaron. Policisë ju desh shumë të binte nëq gjurmë të tij dhe të vërtetonte se personi i ndjekur nga policia për disa m,uaj rresht ishte vërtet i shumë kërkuari nga interpoli. Kumbaro është ndjekur në kafenenë teksa pinte kafen çdo ditë në Hamer Smith i vetëm, ai madje kishte deklaruar se vuante nga çrregullime post traumatike. Pas arrestimit të Kumbaros në vjeshtë të 2008 gazetarët e BBC vazhduan hetimet. Ekipi i gazetarëve mbërriti në Shqipëri ku u takua me familjarët e të zhdukurit Remzi Hoxha, djali i Remziut Adrian Hoxha në Tiranë thotë “po presim çdo ditë ka qenë shumë e dhimbshme”. Ndërsa vëllai i vogël i Remziut shton “duam të dimë, duam që Ilir Kumbaro të dënohet dhe të kthehet në Shqipëri”.
Ndërkohë gazetari investigativ Artan Hoxha që prej kohësh ka denoncuar autorët e zhdukjes së Remzi Hoxhës shprehet “Ilir Kumbaro ka qenë mostër ka përdporur metodat e regjimit komunist si torturën edhe rrëmbimin”.

Kumbaro u arratis nga Shqipëria në vitin 1996 një vit pas zhdukjes së Remzi Hoxhës , ai u fsheh në Londër, por më në fund u zbulua dhe tashmë do të ekstradohet. I biri i Kumbaros Ervin Kumbaro i ndjekur nga media britanike nuk preferon të flasë për këtë çështje. Ai vetrë bashkë me nënën Vjollcën prej kohësh kanë jetuar me këtë ankth në zemër se një ditë kjo kaso do të merrte fund. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›