Komiteti Amerikan i Helsinkit diskuton sot për Shqipërinë

Në këtë Komision do të mbajë një fjalim kreu i misionit të ODIHR-it në Shqipëri Jonathan Stonestreet, i cili do të paraqesë një raport paraprak mbi votimet në Shqipëri.
Gjithashtu, në këtë takim pritet të flasë edhe drejtori rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Kombëtar Demokratik për Punët e Jashtme, Rob Benjamin, si dhe drejtori i Qendrës Strategjike dhe Studimeve Ndërkombëtare, Janusz Bugajski.
"Pas gati dy vjetësh në një situatë politike që prej zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, Shqipëria mbajti zgjedhjet lokale më 8 maj 2011. Këto zgjedhje ishin një mundësi për të siguruar kredibilitetin e nevojshëm për procesin elektoral dhe fundin e tensionit politik që ngadalësoi tranzicionin demokratik të Shqipërisë. Fatkeqësisht, këto zgjedhje lokale dëshmuan vazhdimësinë e kësaj krize. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe aspiron për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatën e shpërndarë në faqen online ku njoftohej edhe mbledhja e sotme. /S.Ll/Start/
2011-06-01 08:10