E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, tentohet të vritet me armë zjarri një person, një në pranga

POGRADEC-Një 40-vjeçar është tentuar të vritet me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr 1 të Pogradecit, ku mësohet se Edmond Fejzollari ka qëlluar në drejtim të Jetmir Muçollarit me pistoletë në tentativë për ta vrarë atë. Për pasojë 40-vjeçari ka mbetur i plagosur në shpatull, ndërsa është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga autorin, e plagosjes Edmond Fejzollari nënë akuzën e tentativës së vrasjes si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›