E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradeci-Dinamo 1-0, dramë blu

/* */

Një gol i vonshëm i Jorgo Cipit (88’) i garantoi tri pikë të çmuara Pogradecit, në fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Dinamos së vendit të fundit, në javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Për liqenorët e Ylli Cekiçit kjo ishte fitorja e dytë në katër ndeshjet para të këtij sezoni. Edhe në fitoren e parë, Pogradeci kishte triumfuar po 1-0 ndaj Tomorit.

Për 18 herë kampionët e Shqipërisë kjo ishte humbja e tretë. Dinamo ka grumbulluar vetëm një pikë nga 12 të mundshmet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›