E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe, midis revolucionit dhe urgjences

/* */

Me gjashtë mungesa të rëndësishme dhe të zyrtarizuara: Altin Lalës, Admir Telit, Ansi Agollit dhe Erion Bogdanit (të pezulluar për kartonë), si dhe të Ervin Skelës (të pezulluar nga UEFA) dhe Debatik Currit (të dëmtuar), trajneri Josip Kuzhe është detyruar të thërrasë katër lojtarë të rinj në listën e hartuar prej 24 futbollistësh për dy ballafaqimet e fundit ndërkombëtare të vlefshme për fushatën kualifikuese të Euro 2012-s, ato kundër Francës më 7 tetor (në Paris) dhe katër ditë më pas kundër Rumanisë në Tiranë.

Gjithsesi, lajmi i mirë është rikthimi i Armend Dallkut, Andi Lilës dhe Lorik Canës, të cilët do të mund të jenë në dispozicion të skuadrës pas pezullimeve për shkak të kartonëve, çka i detyroi të mungonin kundër Luksemburgut.

Lorik Cana, në mungesë të kapitenit zyrtar Altin Lala dhe të zëvendësit Ervin Skela, pritet të mbajë shiritin, ashtu siç bëri edhe në ballafaqimin e parë me francëzët në “Qemal Stafa”. Për kosovarin bëhet fjalë një rikthim në një stadium të njohur për të, “Park de Prince”, ku ka luajtur katër finale të Kupës së Francës, në radhët e Paris Sën Zhermenti dhe Olimpikut të Marsejës.

Me vendin e parafundit të garantuar në grupin D, pas tri humbjeve rresht, ku ajo e fundit është pikërisht ndaj Luksemburgun modest, në “Josy Barthel”, trajneri Josip Kuzhe kundër Francës dhe Rumanisë (mund të jenë dy ndeshjet e fundit të tij zyrtare me Shqipërinë) ka thirrur qëndërmbrojtësin e ri Agonit Sallaj, i aktivizuar në ndeshjen miqësore kundër Argjentinës e së fundi me Kombëtaren U-21; kapitenin e Shpresave, shkodranin Arsen Sykaj; mesfushorin e Inter Zapreshiçit në Kroaci, Sabien Lilaj dhe anësorin e Këlnit në Gjermani, Odise Roshin. Nga lista e zakonshme mungon mesfushori Emiljano Vila i PAS Janinës. Një revolucion i porsanisur apo plotësim i nevojave urgjente? Vështirë ta thuash, se cili ka qenë motivi real i trajnerit Josip Kuzhe. Gjithsesi, nëse me Francën, Sallaj, Sykaj, Lilaj dhe Roshi, mund të mos kenë minuta në këmbë, me Rumaninë, kroati do të tolerojë, duke u dhënë mundësinë talenteve të regjistrohen në protokollin e ndeshjes.

Me shumë gjasë, në Francë, Kuzhe për të përballuar dhe furinë franceze, të etur për tri pikë të plota, do të rreshtojë nëj formacion me karakter mbrojtës, me një sulmues të mirëfilltë, i cili pritet të jetë Hamdi Salihi (dy gola në këto eliminatore) pasi mungon për shkak të pezullimit Erion Bogdani, golashënuesi më i mirë historik i Shqipërisë (15 gola). Me Ujkanin në portë, Vangjelin, Dallkun, Canën dhe Lilën në mbrotje, mesfusha pritet të jetë e ngjeshur: Muzaka, Bakaj, Bulku, Duro, Lika. Në sulm i vetëm Salihi, por Kuzhe në të dytën mund të aktivizojë sulmuesin kosovar Ahmed Januzi, i cili është duke shënuar rregullisht për Vorskla Poltavën në kampionatin ukraianas.LISTA E LOJTARËVE
 
Portierë
Nr Emri Mbiemri              Skuadra         Shteti
1 Samir Ujkani           Novara          Itali
2 Isli Hidi           AEL Limassol    Greqi
3 Orges Shehi             Skënderbeu      Shqipëri
 
Mbrojtës
4 Agonit Sallaj            Biel Bienne     Zvicër
5 Lorik Cana          Lacio           Itali
6 Armend Dallku              Vorskla Poltava Ukrainë
7 Franc Veliu           Flamurtari      Shqipëri
8 Andi Lila           PAS Janina      Greqi
9 Arsen Sykaj            Vllaznia        Shqipëri
10 Admir Teli            Karabak         Azerbajxhan
11 Kristi Vangjeli       Çernemorets     Ukrainë
 
Mesfushorë
12 Klodian Duro               Tirana          Shqipëri
13 Ervin Bulku            AZAL Baku       Azerbajxhan
14 Altin Lala            Hannover 96     Gjermani
15 Gilman Lika             Tirana          Shqipëri
16 Sabien Lilaj               Inter Zapresic  Kroaci    
17 Odise Roshi             Këln            Gjermani
18 Jahmir Hyka            Luzern          Zvicër
19 Gjergj Muzaka         Skënderbeu      Shqipëri
20 Elis Bakaj              Dinamo Bukuresht Rumani
 
Sulmues
21 Erjon Bogdani           Çesena          Itali
22 Hamdi Salihi                Rapid Vienna    Austri
23 Ahmed Januzi              Vorskla Poltava Ukrainë
24 Edmond Kapllani       Augsburg        Gjermani
 
STAFI
Trajner: Josip Kuzhe
Nd.trajner: Xhemal Mustedanagiç
 
LOJTARËT E FRANCËS
Portierë: Hugo Loris (Lion), Stiv Mandanda (Marsejë), Sedrik Karaso (Bordo).    
Mbrojtës: Erik Abidal (Barcelona), Patris Evra (Mançester Junaitid), Antoni Rëvejer (Lion), Lorent Koshilni (Arsenal), Junes Kabul (Totenhem), Adil Rami (Valencia), Bakari Sanja (Arsenal).    
Mesfushorë: Alu Diarra (Marsejë), Johan Kabaje (Njukasëll), Jan M'Vila (Rëne), Samir Nasri (Mançester Siti), Marvin Martin (Sosho), Blez Matuidi (PSG), Florent Maluda (Çelsa), Matieu Valbuena (Marsejë).    
Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Kevin Gameiro (PSG), Zhermi Menez (PSG), Luak Remi (Marsejë), Franck Riberi (Bajern Munih), Bafetimbi Gomis (Lion).  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›