E Enjte, 5 Nëntor 2026

Poker i Leverkusen në fushën e Freiburg, Hertha barazon me Wolfsburg

Poker i Bayer Leverkusen në shtëpinë e Freiburg, 4-2 rezultati final në favor të Aspirinave. Freiburg bëri një nisje të fuqishme në këtë sfidë, vetëm tre minuta lojë dhe ka mbërritur goli i Holer. Një avantazh që zgjati gati gjysmë ore, deri në momentin që mbërriti goli i parë i Alario 29’. Është përsëri Alario që përmbys gjithçka me golin e shënuar në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë Amir 64’ kërkon arratisjen, por Petersen 72’ mban gjallë shpresat e Freiburg. Në fund, është goli i Tah 76’ që mbyll të gjitha llogaritë në këtë sfidë, duke sigluar një fitore 4-2 të Leverkusen në fushën e Freiburg.

Hertha nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Wolfsburg në sfidën e luajtur në Olympiastadion (Berlin). Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Cunha. Miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 26-të me Baku, 1-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›