Ferrari, Binotto: Imola konfirmon progresin tonë

“Mendoj se me të drejtë mund të themi se progresi që kemi parë në garat e fundit është duke u konsoliduar, gjithashtu dhe mbi të gjitha përsa i përket ritmit të garës, në pista dhe në kushte të ndryshme. Është një fakt i rëndësishëm si për këtë finale të sezoni dhe në funksion të sezonit të ardhshëm”. Drejtori i ekipit të Ferrari, Mattia Binotto e tha këtë në fund të Grand Prix Emilia Romagna të Formula 1 në të cilën ekipi i Maranello fitoi një vend të pestë me Leclerc dhe një të trembëdhjetë me Vettel.