“Poker” i vlonjatëve, nga superiorja ikën ApoloniaTirana mund të kuqtë, Pogradeci është një hap larg ngjitjes. Pas Besës kampione, fundi i tabelës mbetet i ekipit fierak

Të rinjtë e Tiranës kanë arritur një fitore të merituar kundër Partizanit, me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën në kompleksin “Skënder Halili”. Të kuqtë e Marko Pelinxhit kanë dalë nga objektivat dhe në derbi nuk shfaqën më të mirën e tyre. Ndërsa bardheblutë e trajnerit Ilir Muça ishin të mobilizuar për të arritur fitoren, edhe pse me pikë janë shumë më poshtë se Partizani. Në tërësi loja ka qenë e barabartë, ndërkohë që Tirana ka dominuar pjesën e parë. Në të dyja portat ka pasur mjaft raste për shënim, por u shënua vetëm një gol. Pikërisht, në minutën e 12-të mbrojtësi Demaj shkakton një 11-metërsh, që e kthen në gol për bardheblutë mesfushori Tushe. Të kuqtë, duke mos u pajtuar me rezultatin, hidhen në sulm, por tregohen të nxituar para porte. Sulçe, Agolli e Çobani mundohen të mbajnë ekipin në sulm, ndërsa Tirana përpiqet të shfrytëzojë befasinë nëpërmjet kundërsulmeve. Gjithsesi, përpjekjet rezultojnë të dëshpëruara.
Derbi, bardheblutë i nderon penalltia
Partizani – Tirana 0-1
Partizani: Çullhaj, Hithi, Kamberi, Demaj, Lika, Sulçe, Agolli, Çobani, Bleta, Çiçi, Disha. (U aktivizuan: Reçi, Qoku, R.Çullhaj). Trajner: M.Pelinxhi
Tirana: Kuka, Kuçi, Gjuzi, Hasa, Omuri, Vrapi, Muça, Tushe, Rrica, Gjoka, Zalta. (U aktivizuan Çaushi dhe Banushaj).
Trajner: I.Muça
Shënues: Tushe 12’ (11-m)
Gjyqtarë: E.Dyrmishi, R.Dobruna, F.Maçi (Tiranë)
Aldo Liçaj
Shtatë gola në Lushnjë, qeshin vlonjatët
Lushnja – Flamurtari 3-4
Lushnja: Çako (Andoniu 47’), Leka (Taçi 50’), Çaushi, Gashi, Malasi, Çela (Lapi 70’), Ikonomi (Isufi 60’), Saraçi, Beqari (Nezha 62’), Pepa, Ahmetaj. Trajner: A.Durri
Flamurtari: Maze, Myrtaj, Banushi (Bisha 70’), Azizaj, Mone, Shakaj, Çaushaj, Canaj, Hajrullau (Myftari 72’), Gjondeda, Shabani (Hitaj 65’). Trajner: A.Behari
Shënues: Pepa 30’, Nezha 60’, 89’/ Hajrullaj 46, 48’, Shakaj 50’,80’
Gjyqtarë: F.Lika, E.Merkaj, A.Ahmetaj (Berat)
Plot shtatë gola janë shënuar në takimin Lushnja-Flamurtari, teksa në fund fitorja u ka buzëqeshur vlonjatëve 4-3. Të dy skuadrat kanë dhuruar një spektakël të vërtetë, duke mrekulluar të pranishmit në fushën e Plugut. Në pjesën e parë vendësit kaluan në avantazh me anë të kapitenit Pepa, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, pas disa rasteve të humbura më parë. Miqtë bëjnë të gjitha përpjekjet për të barazuar, por portieri Çako nuk lejon prekjen e rrjetës. Megjithatë, vlonjatët befasojnë në fillimin e pjesës së dytë, ku brenda pesë minutave shënojnë tri herë. Fillimisht Hajrullaji realizon dy gola, ndërsa Shakaj trefishon rezultatin. Ndeshja bëhet më e bukur, edhe pse Lushnja duket e tronditur nga tre golat e shpejtë. Vendësit shkurtojnë diferencën me Nezhën, me një gol nga goditja e dënimit. Por kur pritej që Lushnja të barazonte, miqtë realizojnë golin e katërt me Shakajn, ndërsa në fund Nezha i çon shifrat në 3-4.
Armand Nezha
Goli i Branicës ngjit Shkumbinin
Shkumbini - Vllaznia 1-0
Shkumbini: Ajazi, Magani, Dokja, Çela (Zyba 65’) Nuka, Spahiu (Dervishi 46’), Branica, Karaj, Balliu, Salliu, Kiptiu (Saja 70’). Trajner: Xh.Lundraxhiu
Vllaznia: Hallunaj (Rexhepi 70’), Çaku (Gjondreka 50’), Dalipi, Tafili (Nazia 62’), Muriqi, Zagani, Myrtja, Kola (Selmani 60’), Puka, Grimci, Rrustja. Trajner: N.Zhejani
Shënues: Branica 54’
Gjyqtarë: E.Bodeci, F.Xhemalaj, E.Danaj (Elbasan)
Falë një goli të shënuar nga Branica, Shkumbini ka mposhtur Vllazninë, duke u ngjitur në vendin e pestë. Temperatura e lartë ka kushtëzuar disi takimin e vlefshëm për javën e parafundit të kampionatit U-19. Gjithsesi, loja nisi e bukur dhe të dyja skuadrat mundohen të shënojnë golin e avantazhit. Mirëpo sulmuesit shpesh gabojnë në portat respektive. Futbollistët shkodranë shfrytëzojnë shtatlartësinë e tyre, duke tentuar një lojë me topa të gjatë në zonën peqinase. Pjesa e parë përfundon pa gola, ndërsa në 45 minutat e dyta janë vendësit më këmbëngulës. Shkumbini hidhet me shumë forca në drejtim të sulmit dhe në minutën e 54-t sulmuesi Branica, duke ndjekur aksionin, ka shënuar golin e vetëm të këtij takimi. Kështu, peqinasit e mbyllin me fitore ndeshjen e fundit në fushën e tyre. Për shkodranët duhet thënë se këtë sezon bënë një paraqitje larg traditës së tyre, duke mos iu afruar sukseseve të ekipit U-17.
Fatmir Ahmeti
Teuta i bën “gropën” Apolonisë
Apolonia – Teuta 3–4
Apolonia: Rama, Kuçi, Gjermeni, Sulejmani, Filaj, Duraj, Hasanaj, Tahiraj, Mysli, Mavriqi, Rexhepi. (U aktivizuan: Veliu, Hoxha, Dimo, Nani, Jashari). Trajner: A. Tanaka.
Teuta: Naço, Xhai, Demiri, Deda, Dalipi, Bllaka, A. Hoxha, Arifi, Lipe, Myftari, Rakipi. (U aktivizuan: Haxhi, B.Hoxha, Çupa, Sula). Trajner: A.Bozhanaj
Shënues: Veliu 48’ (11–m), Tahiraj 67’, Dimo 80’ / Rakipi 7’, A.Hoxha 16’, 66’, Myftari 42’
Gjyqtarë: M.Qose, E.Prifti, S.Greca (Lushnjë)
Pas humbjes me Teutën, 4-3, Apolonia i thotë lamtumirë kategorisë superiore të të rinjve. Kundër Teutës së fortë u bë një takim i bukur që dhuroi shumë gola. Edhe pse fierakët u munduan të zhvillonin një ndeshje për rezultat, përsëri diferencën e bënë miqtë. Këta të fundit shënuan dy gola në 16 minutat e para, me autor Rakipin dhe A.Hoxhën. Pjesa e parë kishte vend edhe për golin e Myftarit në minutën e 42-të, që e çoi rezultatin 0-3. Në pjesën e dytë, durrsakët e drejtuar nga Albert Bozhanaj lëshuan në lojën e tyre dhe këtu përfituan vendësit. Veliu hapi serinë e golave për Apoloninë, duke gjuajtur saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por Teuta mobilizohet dhe rifutet sërish në lojë, duke e mbyllur përfundimisht historinë e rezultatit. Në minutën e 66-t, A.Hoxha realizon golin e katërt, ndërkohë që fierakët shkurtojnë shumë shpejt diferencën. Në fund, Tahiraj realizoi golin e tretë, por vetëm kaq, pasi gjithçka përfundoi 3-4.
Mikel Mbriçaj
Luftëtari zgjat festën e Pogradecit
Luftëtari – Pogradeci 4-1
Luftëtari: Gërxholli (Isaraj 46’, Bano 77’), Bizhga, Hysi, Boci, Bega, Puci, Lluka, Basha, Kazma (Nora 62’), Shehu , Kasemi (Kalemi 58’). Trajner: Ç.Begaj
Pogradeci: K.Kllogjeri, Jakupi, N.Kllogjeri, Sadikllari, Peraj Osmani, Jahollari, Molla, Elmasllari, Meta, Hoxhallari.
Trajner: A.Mahmutaj
Shënues: Kasemi 2’, Shehu 5’, 39’, Lluka 89’/ Boci 20’ (aut)
Gjyqtarë: B.Bejko, D.Arapi, A.Çako (Gjirokastër)
Luftëtari ka shkatërruar Pogradecin kryesues, me rezultatin e thellë 4-1. Edhe golin e vetëm për miqtë e ka shënuar në portën e vet Boci i Luftëtarit, që shkaktoi autogol. Ndeshja nisi me gol për gjirokastritët, që realizuan me anë të Kasemit. Por vrulli i djemve të drejtuar nga Çaush Begaj vazhdoi me golin e dytë në minutën e 5-të, me autor Shehun. Nga presioni i Metës, Boci në përpjekje për ta çuar topin jashtë e dërgoi në portën e tij. Por Shehu për vendësit nuk u ndal, teksa arriti të shënojë edhe golin e tretë, duke e mbyllur pjesën e parë 3-1 për Luftëtarin. Në pjesën e dytë përpjekjet e pogradecarëve nuk patën sukses, ndërsa Luftëtari u mundua të administronte rezultatin. Në fund të lojës, kur edhe Pogradeci u pajtua me humbjen, ekipi gjirokastrit katërfishon rezultatin me anë të Llukës. Pas kësaj fitoreje, Luftëtari mbetet në vendin e tretë, ndërkohë që Pogradeci, nëse merr tri pikë në javën e fundit, ngjitet automatikisht në superiore.
Tomorr Shehu
Naftëtari luan “tenis” kundër Sopotit
Naftëtari – Sopoti 6-1
Naftëtari: Memaj, A.Gucaj, A.Tanellari (Plaku 55’), Rapushaj (Kokoshi 55’), Kica, Koroveshi, Dashi (Paveli 60’), Pire (Sulka 65’), Lila (M.Gucaj 45’), Zylyftari. Trajner: Ll.Tanellari
Sopoti: Çoçka, Doleqi, Deda, E.Menalla, A.Mema, Lamaj (T.Menalla 22’), Kënga, Çaushi, Mana, Suli, Çela. Trajner: P.Koçi
Shënues: Koroveshi 35’, Lila 37’, 42’, Zylyftari 40’, M.Gucaj 71’, Kica 80’ / Suli 45’ (11-m)
Gjyqtarë: N.Çobaj, R.Shtëmbari, N.Rizai (Patos)
Ekipi i të rinjve kuçovar e ktheu ndeshjen me Sopotin në një seancë stërvitore, duke arritur të shënojë gjashtë gola në portën e Çoçkës. Ishte një fitore e lehtë e Naftëtarit, sepse miqtë rezistuan vetëm në 35 minutat e para, ku menduan më shumë për mbrojtjen. Me shënimin e golit të parë nga Koroveshi, kuçovarët u çliruan dhe më pas u bënë të papërmbajtshëm. Spikati si zakonisht i talentuari Redon Lila, që edhe në këtë sfidë shënoi dy herë, në minutat 37 dhe 42. Sidomos goli i parë i tij ishte shumë i bukur për nga mënyra e ekzekutimit. Pjesa e parë përfundon 4-1, ku për miqtë realizoi Suli me 11-metërsh. Edhe në 45 minutat e dyta, vendësit nuk e ulin ritmin. Naftëtari krijon raste të shumta për shënim, duke e thelluar rezultatin. Zylyftari, M.Gucaj dhe Kica, bëhen protagonistë me golat e tyre. Sopoti u mundua më shumë për të zvogëluar përmasat e humbjes. Javën e ardhshme Naftëtari pret Luftëtarin, në një ndeshje mjaft të fortë.
Enkel Baku
U-19
Java 25 (10.05.2009)
Shkëndija T. – Besa 2-3
Partizani – Tirana 0-1
Lushnja – Flamurtari 3-4
Dinamo – Shkëndija D. (nesër)
Shkumbini – Vllaznia 1-0
Apolonia – Teuta 3-4
Elbasani pushim
Renditja
1. Besa 16 3 4 44-19 51
2. Flamurtari 15 3 4 44-20 48
3. Teuta 13 4 5 46-24 44
4. Partizani 12 6 6 38-24 42
5. Shkumbini 12 3 9 34-30 36
6. Tirana 10 4 9 36-25 34
7. Lushnja 10 4 8 36-33 34
8. Shkëndija T. 9 5 9 45-41 32
9. Vllaznia 8 3 12 32-30 27
10. Elbasani 7 4 12 25-29 25
11. Dinamo 5 5 13 25-42 20
12. Shkëndija D. 5 2 16 20-59 17
13. Apolonia 3 3 18 24-71 12
Java 26 (17.05.2009)
Elbasani – Dinamo (12:00)
Shkëndija D. - Lushnja (12:00)
Flamurtari - Partizani (12:00)
Tirana - Shkëndija T. (12:00)
Besa - Teuta (12:00)
Apolonia - Shkumbini (12:00)
Vllaznia pushim
Niveli inferior
Grupi i Veriut
Java 27 (10.05.2009)
Besëlidhja – Kastrioti 4-1
Turbina – Ada (nuk u zhvillua)
Burreli – Dajti (nuk u zhvillua)
Laçi pushim
Renditja
1. Laçi 17 3 1 59-23 54
2. Besëlidhja 14 3 3 43-23 45
3. Ada 9 3 9 38-39 30
4. Dajti 8 6 9 38-44 30
5. Kastrioti 7 4 12 43-44 25
6. Burreli 6 4 12 26-46 22
7. Turbina 2 5 13 15-40 11
Java 28 (17.10.2009)
Laçi - Burreli (12:00)
Dajti - Turbina (12:00)
Ada - Besëlidhja (12:00)
Kastrioti pushim
Grupi i Jugut
Java 27 (10.05.2009)
Skrapari - Bilisht Sport 1-0
Luftëtari - Pogradeci 4-1
Naftëtari - Sopoti 6-1
Skënderbeu pushim
Renditja
1. Pogradeci 16 3 6 64-34 51
2. Skënderbeu 16 2 9 54-32 50
3. Luftëtari 15 4 5 50-18 49
4. Naftëtari 16 1 9 60-41 49
5. Sopoti 13 4 10 56-44 43
6. Bilisht Sport 13 1 12 43-45 40
7. Skrapari 6 0 18 29-60 18
...........................................
8. Gramozi 1 1 15 3-55 4
Java 28 (17.05.2009)
Naftëtari - Luftëtari (12:00)
Pogradeci - Skrapari (12:00)
Bilisht Sport - Skënderbeu (12:00)
Sopoti pushim
Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti.
E Marte, 12 Maj 2009