E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani merr zemër në derbi, barazon VllazniaCeremonia/ Shkodranët kurorëzohen si kampionë këtë të diel. Kuqeblutë do festojnë në ndeshjen e prapambetur me Lushnjën

Jorgis Memo (PANORAMA SPORT) - Në një ndeshje me rivalitet, Partizani ka arritur të fitojë kundër Tiranës, 3-1. Derbi i kryeqytetit për paratërinj u zhvillua të shtunën në kompleksin “Skënder Halili”, teksa të kuqtë e vendit të dytë iu kthyen triumfit, pas humbjes një javë më parë ndaj Besës. Loja nisi më e mirë për Partizanin, që arrin të kalojë në avantazh në minutën e 15-të, kur Çeka realizoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Bardheblutë baraspeshojnë lojën dhe vënë disa herë në vështirësi portën e Dibrës. Si rezultat i kësaj, pak para mbylljes së 40-minutëshit të parë, Zijaji shënon golin e barazimit. Nuk ka më kohë dhe skuadrat ia lënë gjithçka pjesës së dytë, ku diferencën e bëjnë të kuqtë. Në minutën e 50-të është Peposhi që qetëson ekipin e trajnerit Genc Mahmutaj. Por Partizanit nuk i mjafton ky gol, pasi Buçpapaj arrin të trefishojë rezultatin. Në këtë ndeshje, të kuqtë treguan një formë të mirë, ku spikatën autorët e golave, e gjithashtu Imami.

Partizani – Tirana    3-1
Partizani: Dibra, Çeka, Mumajesi, Duraj, Llakaj, Imami, Buçpapaj, Batha, Peposhi, Mata, Meçani. (U aktivizuan: Bërdaj, Demiri, Sharku, Kurti, Fufi). Trajner: G.Mahmutaj
Tirana: Dobi, Allmeta, Bejleri, Burreli, Sula, Ziu, Zijaji, Morina, Skënderi, Dhëmbi, Hasa. (U aktivizuan: Nino dhe Kaimi).
Trajner: B.Metani
Shënues: Çeka 15’, Zijaji 35’, Peposhi 50’, Buçpapaj 60’ 
Gjyqtarë: R.Dobruna, E.Dyrmishi, F.Maçi (Tiranë)
Aldo Liçaj     

As Shkumbini s’e mund dot Vllazninë
Shkumbini – Vllaznia    0-0
Shkumbini: Demrozi, Vogli, Beqiri, En.Lundraxhiu (Kasa 41’), Sulkja (Asllani 41’), Nexha, Am.Lundraxhiu, Morina, Karai, Magani, Er.Lundraxhiu. Trajner: A.Gjata
Vllaznia: Curri, Lekaj, Rusi, Demiraj (Puka 41’), Ujkaj, Ulqinaku, Halili (Marku 41’), Hasa, Çela (Shaba 41’), Sinani, Markaj. Trajner: E.Plori
Gjyqtarë: E.Bodeci, F.Xhemalaj, E.Danaj (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Bushaj, Demiraj

Edhe pse ka mbyllur gjithçka për këtë kampionat, pasi disa javë para përfundimit është shpallur matematikisht kampion, Vllaznia vazhdon të respektojë garën. Dje, në ndeshjen kundër Shkumbinit në transfertë, kuqeblutë i kanë rezistuar lojës sulmuese të peqinasve, në një sfidë që nuk pati fitues dhe që u mbyll pa gola. Takimi ka nisur i shpejtë për të dyja ekipet. Janë vendësit që rrezikojnë në portën e Currit, por pa finalizuar. Pjesa e parë ka folur më shumë për Shkumbinin, lojtarët e të cilit ishin të motivuar për fitore. Ndërkohë që në 40 minutat e dyta përsëri janë peqinasit që bëhen protagonistë. Në minutën e 72-të, ata kanë pasur rastin më të mirë për të kaluar në avantazh, por nga pika e 11-metërshit kanë gabuar. Gjithsesi, pavarësisht se nuk pati gola, përballja midis ekipit kryesues dhe atij të vendit të tretë, që mbahet nga Shkumbini, kënaqi shikuesit. Kjo, për sa i përket lojës dhe grintës që u shfaq në fushë. 
Fatmir Ahmeti

Lushnja arrin një fitore mbijetese
Lushnja – Flamurtari    2-0
Lushnja: Kaloshi, Shurdhi, Musaku, Çullhaj (Bakiasi 41’), Mema, Lila, Gjyla (Jano 55’), Sula, Bilbili (Qole 60’), Gjolena, Baballëku. Trajner: G.Taullau
Flamurtari: Çakaj, Xhaferraj (Gjika 55’), Xhaferri, Kanani (Komini 45’), Deraj, Kuçi (Stara 50’), Pashaj, Lika (Andoni 41’), Neli, Lamaj (Shehu 61’), Hitaj. Trajner: A.Nini
Shënues: Baballëku 43’(11-m), Qole 60’
Gjyqtarë: S.Ahmetaj, E.Merkaj, A.Ahmetaj (Berat)

Paratërinjtë e Lushnjës, të drejtuar nga Gafurr Tuallau, më në fund kanë arritur të fitojnë, pas shumë javësh me rezultate negative. Përballë Flamurtarit, lushnjarët shënuan dy gola gjatë pjesës së dytë, duke marrë një trepikësh të çmuar që vlen shumë për qëndrimin në Superiore. Në 40 minutat e para, vendësit kanë pasur mjaft raste për shënim, por sulmuesit Gjolena, Baballëku dhe Sula nuk arritën të finalizonin. Ndërkohë, Flamurtari u mundua të dilte në sulm, por e pati mjaft të vështirë të çante mbrojtjen e Lushnjës. Pas shumë përpjekjesh, në minutën e 43-të ka ardhur goli i shumëpritur. Gjolena pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti, të cilën e merr përsipër ta gjuajë Baballëku, që nuk gabon. Lushnja hidhet në sulm për të kërkuar golin e qetësisë, që do ta gjejë në minutën e 60-të me anë të Qoles. Ky i fundit realizoi me kokë, pas krosimit nga këndi, duke mbyllur kështu historinë e këtij takimi të fortë kundër vlonjatëve.
Armand Nezha

Në Fier, barazimi i kënaq të gjithë
Apolonia – Teuta    1–1
Apolonia: K.Prifti, Tanushi, Asllani, Doga, L.Mbyeti, Zeqo, A.Prifti, Mërtiri, Muça, Saliaj, Hazizaj. (U aktivizuan: Demollaj, Hamataj, J.Hoxha, Beqiri). Trajner: R.Mehmeti
Teuta: Morina, Myftiu, Likmeta, Shahini, Tataveshi, Troplini, Dakavelli, Memishaj, Çyrbja, Hasani, Petro. (U aktivizuan: Baçi, Ndoja, Arbana). Trajner: L.Sejdini
Shënues: J. Hoxha 57’/ Hasani 16’
Gjyqtarë: E.Prifti, M.Qose, S.Greca (Lushnjë)

Kanë ndarë nga një pikë Apolonia e Teuta, skuadra që luftojnë për të qëndruar në kampionatin superior të paratërinjve. Loja ka qenë e fortë, edhe pse barazimi në fund i ka kënaqur të dyja palët.
Ishte një ndeshje e bukur me sulme e kundërsulme, ku portierët e të dyja skuadrave patën mjaft punë dhe u dalluan për pritjet. Megjithatë, durrsakët u treguan më rezultativë në sulmet e tyre dhe në minutën e 16-të, arritën të kalojnë në avantazh pas një gjuajtjeje të bukur të Hasanit. Me fillimin e pjesës së dytë, Apolonia krijon epërsi ndaj kundërshtarit, duke sulmuar me forca të shumta. Rastet për shënim nuk mungojnë, edhe pse goli do të vinte vetëm në minutën e 57-të, kur pas një aksioni të shpejtë, J.Hoxha barazon rezultatin. Nisur edhe nga loja që u zhvillua, ndoshta rezultati 1-1 ishte më i drejti. Teuta dhe Apolonia ngjiten në kuotën e 25 pikëve, ndërkohë që në javën e fundit, durrsakët kanë një sfidë delikate në transfertë me Besën.
Mikel Mbriçaj

Luftëtari mbyll kampionatin me “poker”
Luftëtari – Pogradeci    4-0
Luftëtari: Qirjaqi, Dhjakoni (Hyska 41’), Mallta, Veizi, Gaxhaj, Skënderi (Shehu 75’), Vardhami, Çela, E.Brahimi, Alia, Çunaj. Trajner: A.Çulli
Pogradeci: Gjylameti (Daci 76’), Lena, Kazerma, Hajdaraj,  A.Shkullaku, Zguro, Meko, Xhangolli, Pëllumbi, Jakupllari, K.Shkullaku. Trajner: R.Çala
Shënues: Alia 10’, Skënderi 33’, Vardhami 60’, Shehu 79’
Gjyqtarë: B.Bejko, D.Arapi, A.Çako (Gjirokastër)

Në ndeshjen e fundit për këtë kampionat, duke pasur parasysh se javën tjetër e ka pushim, Luftëtari bëri një mbyllje spektakolare, duke fituar 4-0 kundër Pogradecit. Ekipi gjirokastrit e ka nisur takimin menjëherë me gol, ku Alia, pasi ka dribluar edhe portierin pogradecar, shënoi me lehtësi. Vendësit kanë epërsi të plotë. në minutën e 16-të Gaxhaj gjuan  nga distanca dhe topi prek shtyllën. Por pak minuta para mbylljes së pjesës së parë, Skënderi, pas një kombinimi me Aliajn realizoi golin e dytë për Luftëtarin. Miqtë nuk dolën aspak në lojën e tyre dhe gjatë pjesës së dytë, djemtë e drejtuar nga Andrea Çulli dominuan përsëri. Xhangolli për Pogradecin goditi shtyllën, por kjo nuk mjaftoi. Të njëjtën gjë bëri edhe Çunaj. Në minutën e 60-të, Vardhami me mjaft intuitë shënoi golin e tretë, ndërsa Shehu vulosi fitoren 4-0 të Luftëtarit. Paratërinjtë gjirokastritë e mbyllin kampionatin në vendin e katërt.
Tomorr Shehu

U-17

Java 25    (10.05.2009)
Shkëndija T. – Besa    0-1
Partizani – Tirana    3-1
Lushnja – Flamurtari    2-0
Dinamo – Shkëndija D. (nesër)
Shkumbini – Vllaznia    0-0
Apolonia – Teuta        1-1
Elbasani pushim

Renditja
1. Vllaznia        18    3    2    61-13    57
2. Partizani        14    2    7    41-24    44
3. Shkumbini        12    4    7    28-30    40
4. Flamurtari        10    4    8    27-23    34
5. Tirana        9    5    8    40-38    32
6. Elbasani        10    1    12    30-32    31
7. Dinamo        9    5    9    20-26    31
8. Lushnja        8    2    12    27-41    26
9. Apolonia        7    4    12    25-27    25
10. Shkëndija T.        7    4    11    24-28    25
11. Teuta        6    7    9    20-28    25
12. Besa        6    6    10    24-33    24
13. Shkëndija D.        5    5    11    21-32    24

Java 26    (17.05.2009)
Elbasani    –    Dinamo        (10:00)
Shkëndija D.    -    Lushnja    (10:00)
Flamurtari    -    Partizani        (10:00)
Tirana    -    Shkëndija T.    (10:00)
Besa    -    Teuta                (10:00)
Apolonia    -    Shkumbini        (10:00)
Vllaznia    pushim           

Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 27    (10.05.2009)
Besëlidhja – Kastrioti    5-1
   
Renditja
1. Laçi        10    3    2    38-20    33
2. Besëlidhja    9    2    4    38-21    29
3. Burreli        8    4    3    26-20    28
4. Kastrioti    7    3    6    30-25    24
5. Turbina        1    0    16    9-38    3

Java 28    (17.05.2009)
Laçi    -    Burreli    (10:00)

Grupi i Jugut

Java 27    (10.05.2009)
Skrapari – Bilisht Sport    1-2
Luftëtari – Pogradeci        4-0
Sopoti    pushim
Skënderbeu pushim

Renditja
1. Skënderbeu    21    3    2    57-16    66
2. Bilisht S.    18    1    6    48-22    55
3. Pogradeci    12    4    8    42-36    40
4. Luftëtari    10    3    9    35-23    33
5. Skrapari    10    2    12    30-34    32
6. Sopoti        8    2    14    40-44    26
………………………………………………………………………………………………………………
7. Gramozi        7    2    6    22-25    23
8. Naftëtari    2    1    13    9-38    7

Java 28    (17.05.2009)
Pogradeci    -    Skrapari        (10:00)
Bilisht Sport    -    Skënderbeu    (10:00)
Luftëtari    pushim
Sopoti    pushim

Shënim: Gramozi dhe Naftëtari janë përjashtuar nga aktiviteti.

E Marte, 12 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›