Kosovë, UNMIK dënon vrasjen e Haradinajt

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif ka dënuar sulmin në veri të Mitrovicës ku u vra Selver Haradinaj, ndërsa u plagosën 5 anëtarët e tij të familjes.
Farid Zarif ka thënë se akte të tjera të dhunës nuk duhet të tolerohen, pasi ato kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim të plotë për identitetin e autorëve të sulmit ndaj familjes Haradinaj.