Serbi, arrestohen kryesit e "plaçkitjes së shekullit"

Policia serbe ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen e një dërgese prej 850 mijë eurosh në vitin e kaluar në Beograd.
Drejtori i Policisë Milorad Veljoviç ka deklaruar në një konferencë për shtyp se deri tani janë arrestuar gjashtë persona, me në krye Urosh Petroviçin dhe Nenad Kurilon, të cilët dyshohen se vitin e kaluar grabitën 850 mijë euro në kompaninë "Securitas services".
Petroviç u arrestua më Zlatibor, e Kurilo në Novi Sad, ndërsa arrestimet e tjera u bënë në Beograd dhe në Kragujevc
"Vjedhja e shekullit" siç u quajt në media, ndodhi më 10 mars të vitit të kaluar, kur një grup prej gjashtë grabitësish të armatosur me maska, xhaketa antiplumb dhe armë automatike grabitën paratë nga dy automjete të kompanisë së transportit.