Polakët në votim për zgjedhjet presidenciale
Polonia voton sot për të zgjedhur kreun e shtetit, më shumë se dy muaj pas vdekjes së presidentit Lech Kaczynski, në një aksident ajror në afersi të qytetit rus, Smolensk.Anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se kandidati i Platformës Qytetare, Bronoslav Komorovski kryeson garën, nderkohë që vellai binjak i presidentit të ndjerë, Jaroslav Kaczyncki ndodhet në vend të dytë.
Më shumë se 30 milion polakë kanë të drejtë vote. Në keto zgjedhje garojnë 50 kandidatë dhe nëse askush nuk fiton 50 përqind, dy kandidatët kryesorë do të sfidojnë njeri-tjetrin ne nje raund te dyte me 4 korrik. Përplasja e aeroplanit me 10 prill në afersi të Smolensk i mori jeten presidentit Kaczynski dhe 95 personave të tjerë përfshi dhe gruan e tij, Maria si dhe shumë zyrtarë dhe ushtarakë të lartë polakë.
Delina Bitraku < I mëparshmi