Polakët zgjedhin sot pasuesin e Kazinskit
Dueli i sotëm do të zhvillohet ndërmjet dy kandidatëve që në 20 qershor fituan raundin e parë të zgjedhjeve, presidenti i Dhomës së ulët të Parlamentit, Bronislav Komorovski dhe ish-kryeministri Jaroslav Kazinski, vëllai binjak i presidentit të ndjerë.
Sipas sondazhit të publikuar pardje nga instituti “SmgKrc”, Komorovski është më favoriti në raundin e dytë, me 51 për qind të votave, ndërsa Kazinski, sipas sondazhit, merr 44 për qind të votave. Sipas “SmgKrc”, 2 për qind e votuesve janë ende të pavendosur, ndërsa 3 për qind nuk kanë pranuar të marrin pjesë në sondazh.
Ndërsa një studim i institutit "Gfk Polonia", publikuar tre ditë më parë, e nxirrte Kazinskin si fitues me 49 për qind të votave, ndërsa Komorovskin me 47 për qind.
Të dy kandidatët janë katolikë dhe konservatorë, por Kazinski, 60 vjeç, është më shumë tradicionalist krahasuar me rivalin e tij, i cili është 58 vjeç, i martuar dhe me pesë fëmijë.
Kazinski në vitin 2001 themeloi së bashku me vëllanë e tij partinë e djathtë "Ligj dhe Drejtësi" (Pis) që qeverisi për 16 muaj ndërmjet viteve 2005 dhe 2007. Komorovski është një eksponent i partisë "Platforma civile" (Po) e kryeministrit Donald Tusk, në qeveri që prej vitit 2007.
Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes. Gjithashtu, votuesit polakë mund të votojnë edhe jashtë vendit në 263 qendra votimi.