E Martë, 3 Nëntor 2026

Polakja që u prezanton Sarandën turistëve – Elizabeta Loska e dashuruar me qytetin

Elzbieta Loska është një prej qindra të huajve, që nuk është e huaj për Sarandën.

E gjeti Sarandën 8 vite më parë, si dashuri me shikim të parë.

“Për kohën, për detin, dhe faktin që ka diell 300 ditë në vit. Shqiptarët janë fantastikë, popull i mirë, i duan të huajt”, shprehet ajo.

Ajo, që vetë erdhi këtu si turiste, tani puna e saj janë turistët. Si touroperatore me përvojë, organizon ture me turistë të huaj, nëpër atraksionet turistike dhe guida që shtrihen nga Saranda në Gjirokastër, duke bashkëpunuar me disa agjenci.

Elzbieta funksionon edhe si agjenci imobilare, duke u kujdesur që të rritet numri i rezidentëve polakë në Sarandë. Thotë se i bind dhe i ndihmon ata të blejnë një banesë në këtë qytet të Diellit.

Cili është projekti i saj për 2024?

Që aktivitetin e saj ta bëjë edhe më tërheqës dhe ta formalizojë më tej agjencinë e saj imobilare, pasi interesi i polakëve për Sarandën është i madh për shumë arësye.

Elzbiet flet rrjedhshëm dhe me shumë pak gabime gjuhën shqipe, për të cilën thotë se e kanë ndihmuar edhe emisionet e RTSH Shkolla.

“Gjuha shqipe e kam mësuar për 3 vite ne universitetin e Polonisë, kisha një mësues nga Shkodra. Në kohën e pandemisë pashë mësimet për nxënësit”, shton ajo.

Polakja jeton më Sarandë dhe ka përshtatur edhe emrin në shqip, duke dashur ta thërrasin Ela.

Gazetar: Vangjel Shumeli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›