E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas diskriminimit ndaj Kënetës dhe Spitallës, Vangjush Dako nxiton sot të shesë ngarkesën e fundit të betonit

07-05-2011 / Nga Xhevdet Karriqi

Letër e hapur

Z.Dako, Ju kandidoni per here te dyte dhe eshte normale qe kur kandidon per here te dyte te paraqitesh perpara elektoratit me nje bilanc arritjesh. Keto arritje ne te vertet i japin vlere ose i zhvleresojne fjalimet tuaja. Ne zonen qe kufizohet nga autostrada Durrës-Tirane-Unaze-Rruga “Aleksander Goga” jeton nje popullsi rreth 50 000 banorë, ndoshta dhe me shume. Kjo popullsi e cila ka qene ne nje periudhe intensive investimesh. Përplaset eger sot me nje pabarazi te rende sociale te cilen e keni vendosur ju.
Duke qene se nuk kam pasur mundesi tjeter, une publikisht po ju bej nje pyetje z. Dako: “Si ka mundesi qe per 4 vjet qeverisje te Bashkise Durres, nuk keni investuar as edhe nje lek ne kete zone qe ju pershkrova unë? E gjithe bota, e gjithe qeveria, e gjithe trupa diplomatike duhet te dije qe kjo popullsi po diskriminohet rende nga Bashkia Durres, nga ju Z.Dako, nga partia juaj Z.Dako. Duhet të dihet nga i gjithe opinioni qe ju keni vendosur ne kete zone skamjen, pisllëkun, balten dhe pluhurin, Ju keni vendosur ne keto zona dominimin e erës se kanalizimeve te ujrave te zeza. Femijet tane, i nderuar Kryetar Bashkie luajne buze kanaleve te ujrave te zeza qe na kalojne tek porta, ndersa ju shpenzoni leket e buxhetit te bashkise ne lloj-lloj lojrash te betonta. Zoti kryetar i bashkise, ky eshte diskriminimi me i rende qe i behet nje popullsie dhe publikisht ju pyes: Përse ky diskriminim kaq i egër?
Që ne fillim te kesaj analize duhet te nenvizojme qe Taksat i Paguan Konsumatori (biznesi eshte vetem nje mbledhes i tyre). Ne qofte se nje zone vetem mbledh taksa dhe nuk ua kthen ato ne asnje forme investimi, punësimi, ndihme apo forme tjeter e dalengadale e varferon gjithmone e me shume ate zone. Le te analizojme buxhetin e vitit 2010 dhe te zbulojme sa nga keto leke ne nje forme apo ne nje tjeter, kan shkuar tek banori qe banon ne zonen e me siperme. 
Zërat e Buxhetit te Bashkise Durres per vitin 2010, jane si me poshte: Administrata vendore 328 881 063 lek. Pyetja: Sa lek nga ky zë i buxhetit te Bashkise kane shkuar ne kete popullsi ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte? Pergjigje: Ne administraten e Bashkise Durres nuk ke punesuar asnje z.kryetar qe te kete mundesi te perfitoje zona, qofte edhe nje qindarkë nga ky zë. Pra asnje lek. Por nuk e di se si po ju Z Dako, keni perseri kurajo t’u kerkoni voten.
Programi per sherbime publike 622 078 856 lek. Sa lek nga ky zë i buxhetit te Bashkise kane shkuar ne kete popullsi ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte? As edhe nje lek per shebime publike ne ketë zone. A harrova z.Kryetar. Po. Ju subvencioni per varrimin e tyre nepermjet agjencive funerale apo Nd.Sh. Komunale. Po Z.Dako, subvesiononi varrimin e tyre. Nuk mund te ta heq kete merite.
Programi i transportit publik 38 milionë lek. Sa lek nga ky zë i buxhetit te bashkise kane shkuar ne kete popullsi ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte? As edhe nje qindarkë per ato zona z.kryetar linjen e tyre e keni privatizuar, dhe keni përsëri kurajon t’u kerkoni voten... Programi “Kulture dhe Turizem” 87 363 200 lek. Sa lek nga ky zë i buxhetit te bashkise kane shkuar ne kete popullsi ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte? As edhe nje lek nuk e ke çuar ne keto zone as drejtperdrejte as ne menyre te terthorte, dhe nuk e di se si po ju Z Dako keni perseri kurajo t’u kerkoni voten. Programi i kujdesit social, 92 825 600 lek. Sa lek nga ky zë i buxhetit te bashkise kane shkuar ne kete popullsi ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte? As edhe nje lek, edhe pse gjithe ato familje edhe si rezultat i politikes te gabuar dhe diskriminuese qe keni zbatuar per 11 vjet, ju dhe paraardhësit tuaj ne krye te Bashkise Durres, jane buze gremines nga varferia, po vdesin urie, disa jane te papune, disa jane jetime, disa jane me probleme te tjera sociale. Qellimi i ngritjes se ketij sherbimi ky ka qene. Por ti z.Dako, ti nuk e çove atje as edhe nje lek as ne plan, as ne fakte, as drejtperdrejte, as indirekt. Edhe ne kolonite me te shtypura te planetit nuk mund te kishte ndodhur me keq. Dhe nuk e di se si po ju z.Dako keni perseri kurajo tu kerkoni voten. Programi i Rinise dhe Sporteve, 74 600 milionë lekë. Por per te rinjtë e asaj zone as nje qindarke. Dhe nuk e di se si, po ju z.Dako keni perseri kurajo t’u kerkoni voten. Programi i arsimit parauniversitar, 88 719 629 lek, As edhe nje lek per shkollat e asaj zone, as edhe nje lek, as edhe nje lek per femijet e qe ndjekin shkollen nga ajo zone. As edhe nje qindarke per kopshtet, çerdhet e te tjera te kesaj natyre. Dhe nuk e di se si, po ju z.Dako keni perseri kurajo t’u kerkoni voten. Programi i strehimit social, 33 000 000 lek, as qe mendohet qe te kesh futur ne programet tuaja qofte edhe nje familje nga kjo zone. Megjithëse ka familje me probleme shume te renda, edhe ne kete ze te buxhetit tuaj nuk keni shpenzuar as edhe nje lek per strehimin e ketyre familjeve dhe as nuk ke marre mundimin te dish te pakten situaten  ne te cilen ndodhen keto familje. Programi i infrastruktures rrugore 990 968 467 lek. E shenova ne fund kete ze per arsye se dua te ndalem pak me gjate ne analizen e investimeve te vitit 2010. Buxheti i vitit 2010 per shpenzimet kapitale (investime) ka qene 1 340 125 000 leke. Buxheti i vitit 2009 ka qene 1 200 895 000 lek. Sa jane investuar nga ky ze, ne kete zone, per vitin 2010? Zero. Po per vitin 2009 sa jane investuar ne kete zone? Zero. Po per 11 vite rresht, sa jane investuar nga bashkia Durres ne kete zone? Zero. Doja t’ju pyesja z. Kryetar se pse nuk investove as nje qindarkë ne kete zone? A nuk te dhimbsen femijet tane qe luajne buze kanaleve te zeza e te hapura, te rrezikshme per jeten e tyre sepse jane edhe te thella dhe qe rriten me eren e tyre te qelbur, sepse ju nuk doni t’ja dini per ate zone? A nuk te dhimbsen te moshuarit e kesaj zone qe jetojne atje ne nje zone urbane me infrastrukture me investim zero? A nuk mendon se edhe ato jane njerëz si ti? Po grate qe punojne gjithë diten neper fasone dhe mbyten ne balte sepse dalin naten nga shtepia, sepse ju nuk doni t’ja dini per rruget e tyre? Sa i drejte jeni ju zoti Dako? Perse duhet t’ju votojne ju zoti Dako, per t’i diskriminuar? A ka ndonje vend te planetit qe bashkia te sillet keshtu me banoret e saj?
Durresi ne fund te vitit 2010 sipas shifrave zyrtare te bashkise kishte 206 243 banor. Kostoja e bashkise ka qene rreth 13 713.2 lek per fryme (2 828 254 815/206243). Per 50 000 banor bashkia ka kushtuar 685 660 801 lek (te gjitha shifrat jane lek te reja). Per 4 vite te qeverisjes tuaj, z Dako kjo shifër shkon 2 742 643 207. Keto lek i takonin kënetes por qe ti ua mohove per 4 vitet e qeverisjes tuaj. Kostoja e kanaleve te zeza, z.Dako nuk i kalon te 300 milione lek, por... JO! Z Dako, ju as kete nuk e bete, as nuk ju shkon ndermend te beni qofte edhe nje meter. Do t’ju lutesha te me thonit te pakten nje arsye te vetme, pse na diskriminon kaq rende? Ç’te kemi bere, O Njeri? Ç’te keqe ju kemi o njerz qe drejtoni bashkine per 11 vjet, pse na diskriminoni kaq rende? Kostoja e Kenetes dhe e Spitalles, qe kjo zone te kthehet ne nje zone te bukur banimi, eshte diku tek 40 milion euro, por ju nuk i hyte kurrë kesaj llogaritjeje, ndofta, ngaqe ne preventivat e ketyre projekteve, zeri beton ishte shume i vogel, apo ngaqe ju nuk kishit ne plan per te bere asnje pallat ne këto zona. Kur flet me ndertues te ndryshem, lirshem ne bisede te thone: Pallati i Vangjushit eshte ne pozicion me te mire! Pallati i Vangjushit? e pyeta une. – Po, i Vangjushit, m’u pergjigj bashkëbiseduesi.
Vetem ne Durres mund te flitet keshtu, ne bashki te tjera edhe ne Shqiperi  nuk kam degjuar te flitet kaq hapur per pallate te ndertuara nga kryetari i tyre i bashkise, te kete konflikt kaq te hapur interesi ne kandidim. Jo, jo, nuk ka. Ju jeni rast i paprecedent ne Shqiperi. Ju Z Dako kandidoni per te zoteruar tregun e betonit, per Ty Z Dako ne nuk jemi Bashki, ne nuk jemi banorë, por jemi treg dhe konsumator betoni.  Ju nuk jeni kryetar bashkie. Ju jeni diskriminues dhe perfitues.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›