Lufta e mandateve PS kerkese Kushtetueses

Partia Socialiste i pergjigjet menjehere inisiatives demokrate ndaj deputetit Ilir Beqaj duke i drejtuar Gjykates Kushtetuese nje kerkese per interpretimin e neneve perkatese qe kane lidhje me papajtueshmerine e mandatit te deputetit.
Permes dokumentit te firmosur nga me shume se 28 deputete qe eshte edhe numri i detyrueshem socialistet pas mbledhjes se grupit parlamentar kane dorezuar kerkesen per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese respektivisht te neveve 69 70 71 dhe 72 qe kapin nje spekter me te gjere te papajtueshmerise se mandatit te deputetit ne lidhje me funksione te tjera ose perfitime.
Ne kete menyre socialistet do marrin nje vleresim mbi rastet e shumta te deputeteve te zgjedhur te Partise Demokratike te cilet ne momentin kur kane kandiduar kane mbajtur edhe funksione te tjera sit e zgjedhur vendore krere komunash apo bashkish ne zona te ndryshme te vendit.