Polemika/Orët e humbura të Naserit të Edvinit
Në disa forume interneti, njëfarë Naser Aliu dërgonte vazhdimisht shkrime politike me perkushtimin më të madh për socialistët dhe kryesocialistin Edi Rama, ku ndonëse jeton shtatë male larg këtij realiteti gjykon e bën analiza të bazuara vetëm nga shtypi i majtë që nxin, shkreton e than gjithçka që ka të bëjë me mazhorancën. Kur ndër biruca interneti, ai gjeti një ambient që jo vetëm s’ia kundërshtonin ato farë analizash shkretie e rënkimesh për fatin e humbur të Edi Ramës, ky Naseri filloi dhe u fut tek gazetat duke bërë intervista imagjinare. Dy janë faktet që e bëjnë të pabesueshëm trillin e Naserit. Fitoren e mazhorancës as socialistët nuk e kundërshtojnë. Por kjo opozitë Naser, di duhet ta kuptosh fare mirë se me lëvizjet e saj nuk kërkon hapjen e kutive. Ajo kërkon që pushtetin ta marrë me dhunë, paçka se e dimë fare mirë se hapja e kutive nuk i shpëton nga asnjë humbje. Dhe ky quhet revolucion. Naser koha e revolucioneve të sojit Fidel ka përfunduar diku nga vitet ‘80. Mirëpo paska ende ithtarë që e ëndërrokan këtë kohë. Ky Naseri na sjell një pamflet që e quan intervistë, mirëpo në të gjithë atë lloj çorbe është vetëm një njeri që shfaqet; është vetja e tij që pyet dhe jep përgjigje sikur qenkan të kryeministrit. Nuk ka gjuhë më të shpifur në këtë sajesë. Përse Naser nuk e quajte intervistë me vetveten? Pyetjet i dikton Naser Aliu ndërkaq përgjigjet i jep Naser Aliu. Këtu çudia quhet gazetari sojlie, po ku është intervista? Naseri e ka paraqitur këtë intervistë me Naserin që ngërthen pikëpamjet dhe idetë e opozitës së majtë. I humburi është kapur nga fija e kashtës prej tetorit dhe bën përpjekje për të qëndruar varur përfundimisht pas saj. Të gjitha urat që do të mund të nxirrnin në breg fitoren e opozitës u rrëzuan më 28 qershor. Ripërpjekjet janë veç utopira. Njëri prej atyre që kërkon gozhdë të ndryshkura për urën e rrëzuar të Edvinit është edhe Naseri i Aliut. Gërmo Naser gërmo, qenin e ngordhur ke në kutit’ e votimit. Humbja e opozitës mbahet brenda kutive. Humbja është kyçur dhe ruhet me 7 celësa, sepse kështu respektohet vullneti i popullit. Vullneti i popullit Naser ishte 28 qershori. Vullneti i popullit ishte 8 dhjetori. Të gjitha këto folklorizmat tuaja, krijimet, baladat, vajtimet qarjet janë fishekë pas dasme. Nëse humbi opozita shkaqet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe njëri ndër ta ka qenë edhe sepse folkloristë të thekur si puna juaj në vend të vetullave kësaj opozite i nxorët sytë. Ju nuk i dhatë asaj vizionin e së ardhmes por i shqyrtuat mundësit e të shkuarës ,ju e frutë atë mbi mundësit e saj reale duke i kërkuar asaj pushtetin me çdo kusht dhe me çdo mënyrë madje edhe me atë të Fidelit. Fryma juaj kupto shkruesve , që sjellin shkrime me porosi për Edi Ramën një alternativë I kërkohej marrja e pushtetit ndërsa prisnin ministrat në hije për pushtetin e parasë . Kurrë urat ranë njëra pas tjetrës nuk u mbeti më gjë përveçse të bëni intervista me vetveten ....