Shkup, shqiptaret i kundërpërgjigjen enciklopedise
SHKUP- Eshte publikuar se fundi ne Maqedoni libri „Maqedonia shqiptare“ veper e cila sikurse pritej prej kohesh synon te hedhe drite mbi te verteten e historise se shqiptareve ne Maqedoni. Libri i publicistit Njazi Muhamedi nisi te lancohej qe ne kohen e publikimin te enciklopedise maqedonase e cila shkaktoi shume debate ne kete vend pasi shtremberohej ne menyre flagrante historia e shqiptareve ne Maqedoni. „Me kete botim hodha poshte zerat qe poshterojne shqiptaret dhe historine e tyre ne enciklopedi“eshte shprehur autori i librit.Muhamedi tha se botimi i ketyre veprave nuk eshte projekt politik dhe as i mbeshtetur nga ndonje parti politike. Autori ka njoftuar gjithashtu se eshte drejt perfundimit dhe te dy vellimeve te tjera te Enciklopedise se „Maqedonise Shqiptare“ te cilat do publikohen gjate 2010 dhe kanë mbështetjen e shkencëtarëve dhe historianëve nga të gjitha profilet në Shqipëri dhe Maqedoni.