E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur plas cipa e medias dhe kërkon që edhe diktatorin Hoxha ta nxjerrë demokrat e nacionalist

Polemikë me “njërin prej tyre”Shkruan në një gazetë në të cilën janë të hapura faqet për të bërë propagandën e saj „demokratike“ Nexhmije Hoxha. Për të thënë se, po të mos kishte ardhur koha e demokracisë, atë do ta kishte sjellë Enver Hoxha (!). Për të mos thënë se bash ky diktator, nga më të mnershmit e komunizmit lindor europian, ishte edhe atdhetar i madh: Aq i madh sa, në emër të internacionalizmit proletar, i kishte ofruar skeptrin e sekretarit të parë të K.Q. të PK të Shqipërisë shokut Tito!Nuk është nevoja t’ia përmendnim as emrin këtij propagandisti të fshehur në mendësinë e komunizmit të kamufluar, në një frazeologji mashtruese, në dobi të ekstravagantit Edvin Rama, që është personifikimi i demokracisë, sipas tij. Urrejtja e tij për kryetarin e PD-së, dr. Sali Berishën, është e dallueshme. Por hipokrizia e tij del me brirët e saj, mjafton që ai të citohet në disa fraza. është ndër ata që, kinse kishte dhembshuri për PD-në, para zgjedhjeve të 3 korrikut të 2005-s “profetizonte” se, përsa kohë që PD-ja do të kishte në krye të saj Berishën, ajo kurrë nuk do të vinte ne fuqi! Atëherë, do të duhej të lutej ditë-natë, që ajo të kishte në krye doktorin, që të mos e humbte pushtetin PS-ja që, pas 1997-s, të cilën e programoi dhe e jetësoi vetë, të ishte në fuqi përjetësisht! Mban leksione për etikën gazetareske, por oratorët e krahut të djathtë i cilëson “pa këmbët në tokë”. Flet për besimin që duhet të ketë oratori te dëgjuesit “falë cilësive të tilla, siç janë kompetenca dhe angazhimi, sinqeriteti dhe çiltërsia, ndjenja për energji pozitive, për rrezatim dhe emocione”. I kënaqur nga këto udhëzimë të urta, jep edhe një citat të një ish-presidenti amerikan. Madje edhe një sentencë latine, të shkruar gabim! Nuk mungon që të vijë edhe te privacy-ja e kryetarit të tij të partisë:“Kur prej Presidentit të Republikës u prit lideri i opozitës, i cili mbante në dorë një dosje të mbushur ding me dokumente që, siç thuhet, në një farë mase përbëjnë indicie për zbardhjen e krimit elektoral të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, deputetë dhe deputete të shumicës vazhdojnë të konkurrojnë, por me tone edhe më të larta, që të fyejnë kundërshtarin politik kryesor pa argumente, për jetën e tij ngushtësisht private”. Aq i saktë është në akuzat e tij, sa i ka “me të thëna”. Quan  “fyerje” ato që ka përsëritur kryetari i PD-së për jetën e shthurur të kryetarit të artikullshkruesit dhe artikullshkruesi bën sikur nuk e di që ato që ka nxjerrë kohë më parë Mero Baze për E. Ramën, nuk janë pa argumente. Por nuk thuhet në këtë artikull se këto akuza për familjet e kanë nismën te familja e kryetarit të ekzekutivit dhe këto janë pa argumente dhe jo ato që mund të merren si përgjigje e vonuar nga ana e Berishës, me argumente të provuara në procesin e divorcit. Qëndrimi i ish-bashkëshortit të aktores Matilada Makoçi është pak të thuash i një njeriu pa karakter dhe cinik. Dhe s’ka përse të revoltohet artikullbërësi, duke e cilësuar të mbrotjurin e vet si të fyer që i përmendet jeta thjeshtësisht private. është një mbrojtje e mjerë, për të pasur në krye të vendit një person me një fizionomi të tillë morale. Askush nuk do të donte që njeriu i tij i afërt të trajtohet në mënyrë të tillë si ajo aktore e re e talentuar, që humbi profesionin e që u akuzua padrejtësisht për gjëra të cilat vetëm një njeriu të çekuilibruar mund t’i vinin në trurin e tij të sëmurë, për t’i nxjerrë nga goja. Dhe përdoret në mënyrë dredharake edhe fjala fyerje, e cila duhet të mbulojë me turp një person dhe vetëm një. është krejtësisht e pandershme që kjo fjalë t’i transplantohet dikujt tjetër. Këtë merr përsipër ta bëjë artikullshkruesi i “Gazetës Shqiptare”. Edvin Rama, do apo s’do ta mbulojë artikullshkruesi, është një person i padurueshëm brenda mureve të një familjeje. Sido të jetë i durueshëm për qytetarët e një shteti?Këto ditë u kthye Rudina Seseri nga Amerika, e ikur tërë pezm dhe trishtim për shpullën që kishte ngrënë para disa javësh nga E. Rama. Ky i kishte dërguar në aeroport për ta pritur Erion Veliajn, Shegushe Ligorin dhe Endri Fugën. Mos të ka mbetur edhe ty hatri, Ilir, që nuk ishe një i dërguar i katërt për t’i thënë Rudinës “të shkuara, të harruara`”? Se ajo treshja kishte detyrën që ta mbante Rudinën nën karantinë, për të mos u marrë vesh gjerësisht ajo shpulla e Edvinit. Domethënë ai kryetari juaj qenka i tillë që bën veprime që duhen mbajtur fshehur! Dhe për këto konspiracione në dobi të prájvasit, ti I. Dhima, duket se je personi adapt!...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›