E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polica arreston tre nga demonstruesit e 21 janarit

Policia ka vene ne pranga tre nga demonstruesit e 21 janarit te identifikuar permes filmimeve te demonstrates qe perfundoi me vdekjen e tre shtetasve te qelluar sipas hetimeve te prokurorise nga Garda e Republikes. Policia e Shtetit ka bere te ditur se ne pranga kane perfunduar shtetasi Behar Muja 44 vjec banor i Kukesit Brahim Elezaj 55 vjec banor i Fierit dhe Lefter Mice 35 vjec banor i Pogradecit. Sipas policise nga pamjet filmike dhe provat e marra me daten 21 janar ne bulevardin Deshmoret e Kombit keta tre shtetas kane goditur ne menyre sistematike me sende te forta dhe kane kryer veprime te dhunshme ndaj punonjesve te policise te cilet ishin me sherbim prane kryeministrise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›