Ata qe ne pushtet mbahen me dhune nga dhuna do vdesin
Shteti shqiptar vazhdon te vrase qytetaret e vet dhe vazhdon ti vrase me fjale dhe me arme. Pervoja historike ka deshmuar se vrasjeve shteterore me arme po thuaj gjithmone u paravijne vrasjet shteterore me fjale. Ne Kosove gjithmone para se te na vrisnin me arme shteti serb dhe shteti jugosllav na vrisnin me fjale politikanet dhe shtetaret serbe.
shte e gjate shume e gjate vrasja shteterore me fjale ne jeten e shqiptareve e gjate sa eshte e gjate jeta e shtetit shqiptar e gjate sa jane te gjata pushtimet e pushtuesve ne historine e shqiptareve.
Te gjata jane vrasjet shteterore me fjale dhe me arme edhe ne disa shtete te tjera evropiane. Njezet vitet e fundit eshte shtuar shume vrasja e shqiptareve
se pari me gojen e politikaneve dhe shtetareve shqiptare e pastaj me armet e policeve dhe gardisteve shqiptare qe perdoreshin prej tyre.
Kujtojeni vrasjen masive te shqiptareve me gojen e kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha ne mbledhjen e Kuvendit te Shqiperise me 17.1.2011 Vrases politik i denje per tragjedite e Shekspirit.
Kujtojeni varrosjen e ketyre te vrareve me gojen e kryetares se Kuvendit te Shqiperise Josefina Topalli po ne ate mbledhje te Kuvendit te Shqiperise Kujtojini varrosjet e te vrareve me gojen e kryeministrit ne sa e sa mbledhje te perparshme te Qeverise e te Kuvendit me qeshjet cinike te kesaj kryetareje te Kuvendit te Shqiperise Varrtare e denje per Makbethin e Shekspirit Pse shteti shqiptar i vret pameshirshem qytetaret e vet
Pse shteti shqiptar i vrau pameshirshem tre qytetare te vet dhe plagosi dhjetera te tjere ne demonstraten e 21 janarit Cilat jane arsyet e ketyre vrasjeve dhe te ketyre plagosjeve
te qytetareve shqiptare nga shteti shqiptar Mendesia Zakonet Prapambeturia Primitivizmi - do te thone disa.
Nuk do ti shpjegoj vrasjet e qytetareve shqiptare prej shtetit te vet me nocione te tilla te lashta edhe pse roli fatal i tyre ne keto krime eshte i madh po me nocione te tjera moderne. Shkak i vrasjes shteterore me goje te qytetareve shqiptare eshte edukata katastrofale familjare e vrasesit por shkak i vrasjes shteterore me arme eshte nje koncept tjeter.
Shkak i vrasjes shteterore me arme te qytetareve shqiptare eshte koncepti romantik anakronik ne te vertete koncepti ne demokracite moderne plotesisht i tejkaluar per shtetin qe percakton sjelljen vrastare te kryeministrit te Shqiperise te pretorianeve te tij politike dhe te kryetares fatale te Kuvendit te Shqiperise.
Dhe ky koncept romantik ne te vertete i tejkaluar per shtetin lexohet ne syte dhe ne fytyren e egersuar te Sali Berishes te pretorianeve te tij politike dhe partiake Dhe sidomos te Kryetares se Kuvendit. Dhe ky koncept romantik ne te vertete i tejkaluar per shtetin shqiptohet shpesh prej politikaneve dhe shtetareve shqiptare rreth Sali Berishes.
E kam degjuar shume e shume here. Posacerisht eger te shqiptuar e degjova ne prag te demonstrates se 21 janarit diten e mbajtjes se demonstrates diten e pare pas demonstrates dhe diten e dyte pas demonstrates.
Nje dite para demonstrates e shqiptoi figurshem dhe shpjegueshem ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve ne cilesine e ministrit dhe tha qeveria e Shqiperise eshte legjitime eshte e zgjedhur me voten e popullit dhe nuk mund te rrezohet me demonstrate.
Ministri i Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise me keto fjale ua coi kete porosi shqiptareve ne qofte se provoni te prishni rendin e Sali Berishes demonstraten tuaj do ta shtrije per toke ushtria e Republikes se Shqiperise. I tha keto fjale ministri i Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe me hap ushtarak u zhduk ne zyren e tij.
Menjehere pas ministrit te Mbrojtjes ne te njejtat media elektronike e pash dhe e degjova ministrin e Rendit Publik. Kercenimi i tij ishte me i drejtperdrejte kurse koncepti qe ka per shte- tin shume me i qarte. Ai tha te gjithe ata qe do te prishin rendin ne demonstrate do te ballafaqohen me grushtin e pameshirshem shteteror te ligjit Koncepti shteteror i ministrit te Mbrojtjes dhe koncepti shteteror i Ministrit te Rendit Publik te Shqiperise u realizua sic e kishin menduar ata pikerisht diten e demonstrates ne te vertete sic e kishte paramenduar padishahu i tyre.
Gardianet e mbrojtjes se Shtetit ne te vertete te Kryeministrise ne te vertete te kryeministrit ne te vertete te Sali Berishes vrane me armet e tyre disa media thone me snaiperet e tyre qytetare te paarmatosur Policet e Mbrojtjes se Rendit Publik te Shtetit rrahen pameshirshem
dhe plagosen shume nenshtetas te Republikes se Shqiperise qe benin demonstrate per nje shtet pak me te mire se ceshte ky ne emrin e te cilet u vrane ata te tre dhe u plagosen ata qe u plagosen
A duhej te vriteshin ata tre qytetare te Shqiperise qe ishin cuar ne demonstrate per nje Shqiperi me te mire me te drejte me demokratike se ceshte kjo e sotmja e sunduar prej Sali Berishes dhe pretorianeve te tij Politikane diplomate shtetare intelektuale te vendeve demokratike po thone Jo. Demonstruesit njerezit e paarmatosur nuk duhet te vriten as te plagosen kurre dhe kurrkund prandaj as ne demonstrata.
Kryeministri i Shqiperise dhe pretorianet e tij politike e partiake thone Po. Duhet te vriten Dhe thone keshtu jo vetem per shkak te urrejtjes se madhe iracionale qe shperthen prej syve prej pamjes dhe prej
gojes se tyre por edhe per shkak te konceptit romantik anakronik kunderdemokratik qe kane per shtetin.
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha tha Banditet demonstruesit - R.Q. do te perballen me ate qe nuk mund ta imagjinojne E kjo qe nuk mund ta imagjinojne domethene me zhdukje asgjesim te menjehershem aty para Selise se tij para Shtepise se tij para cdo institucioni shteteror te cilit do ti afrohen sic iu afruan ata me 21 janar Kryeministrise se tij.
Kryetari i Shqiperise Bamir Topi tha dhe thenien e tij mediat elektronike e perseriten prej castit kur e shqiptoi deri ne castin kur po e shkruaj kete artikull Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues eshte jetike per demokracine Meqenese ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetareve te vet edhe prej demonstrates se atyre qe ne demonstrate nuk jane cuar as per te permbysur institucionet as per te ndryshuar rendin kushtetues jodemokratik qe
mbron kryetari i shtetit eshte jetike atehere kunder tyre eshte e lejueshme te perdoren edhe armet Sic u perdoren Kryetari i Grupit parlamentar te Partise demokratike dhe anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike Astrit Patozi tha Rendi kushtetutar do te mbrohet me cdo kusht
Vetekuptohet se kjo me cdo kusht do te thote edhe me snaiperet e gardisteve qe vrane tre qytetare te paarmatosur edhe me kallashe edhe me mitraloze edhe me topa edhe me autoblinda edhe me helikoptere ushtarake edhe me minahedhes - thjesht me te gjitha armet Me Policine Me Garden republikane Me ushtrine
Ata qe e duan historine dhe ata qe e lexojne historine mund te mesojne se fjali te tilla me pak a me shume te perpunuara me te gjata a me te stisura ne te cilat eshte i permbajtur koncepti romantik primitiv reaksionar vrases per shtetin me qindra here me mijera here jane degjuar prej politikaneve zyrtareve shtetareve ne te vertete pretorianeve politike te Musolinit te Hitlerit dhe te Stalinit. Koncepti shteteror qe shprehin fjalite e siperthena te pushtetareve te siperpermendur shqiptare eshte koncept qe mund ta quajme si te doni ne daci fashist ne daci nacionalsocialist ne daci stalinist Nuk eshte e mundshme te merrem me perdallimet e tyre tani.
Ai eshte koncept qe fetishizon shtetin qe mitizon shtetin Ai eshte koncept qe e fashistizon qe e stalinizon shtetin Ai eshte koncept qe e ben shtetin vrases te qytetareve te vet kurdo ata shprehin pakenaqesi me goje a me sjellje per shtetin qe sundojne ata qe kane ate koncept. Koncepti shteteror qe shprehin fjalite e siperthena te pushtetareve te siperpermendur shqiptare vetem koncept demokratik nuk mund te jete kurre.
Demokracia moderne nuk e shenjteron nuk e fetishizon nuk e mitizon shtetin. Ne demokracine moderne shteti eshte nje servis i qytetareve qe u sherben qytetareve. Shtetaret punojne ne ate servis per ti sherbyer popullit. Domethene shteti eshte i popullit e jo i servistareve. Ne demokracite moderne ndaj demonstratave prandaj nuk reagohet me cdo mjet shteteror Demokrcia nuk i vret qytetaret e vet perpos kur kryeministrat e saj bejne politike te cmendur si Ben Alia i Tunizise...
Ne demokracite moderne kurre asnje zyrtar nuk mund te thote sic tha kryeministri i Shqiperise gardistet vrastare qe kane vrare tre qytetare te paarmatosur kane mbrojtur kryeministrine Kane mbrojtur institucionin shteteror.
Ne demokracine moderne kurre nuk mund te ndodhe qe qeveria shteti ti shperbleje me nje rroge me shume e ti shpalle heronj vrasesit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shperblen dhe nxit vrasjen e qytetareve te vet. Shperblime te tilla mund te jape vetem shtetari kriminel.
Ne demokracine moderne nuk mund te mendohet prandaj as te thuhet se Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues jane jetike per demokracine. Institucionet demokratike mund te jene te ndryshme institucione demokratike te tipit skandinav institucione demokratike te tipit francez institucione demokratike te tipit gjerman institucione demokratike te tipit anglez institucione demokratike te tipit amerikan. E te tjera.
Por institucione demokratike kurre nuk mund te jene institucionet qe Sali Berisha me pretorianet e tij detyrohet ti mbroje me te gjitha mjetet prandaj ruajtja e tyre nuk mund te jete jetike per demokracine.
Dhe nje fjali e tille nuk mund te shqiptohet ne kontekstin ne te cilen e shqipton kryetari i Shqiperise dhe nje fjali e tille nuk mund te shqiptohet ne situaten ne te cilen e shqipton kryetari i Shqiperise. Institucionet jodemokratike te Shqiperise nuk e kishte ndermend ti permbyste kush me 21 janar.
Dhe ata qe u cuan ne demonstrate e thane shkoqur ne nuk duam te nderrojme pushtetin me dhune dhe ne nuk duam te marrim pushtetin me dhune ne kerkojme vetem zgjedhje te parakohshme.
Le ta thote populli ne zgjedhje te parakohshme te lira pas zgjedhjeve te vjedhura se prej kujt deshiron te jete i qeverisur. Demokracia moderne demokracia demokratike e jo feudale e jo fshatare e jo fashiste e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit qe futen ne institucionet e shtetit pa leje pa kerkese po me protesta me pankarta e me demonstrata.
Shembuj te sjelljes se tille te demokracise moderne ndaj qytetareve te vet ne Evrope po shohim qe sa vite. Institucionet shteterore jane institucione te popullit te te gjithe qytetareve dhe atyre u njihet e drejta natyrore siperore te hyjne ne to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to kur i pranojne dhe kur ngrihen per nderrimin e qeveritareve e sidomos te uzurpatoreve te despoteve te tyre.
Qeveritaret e institucioneve shteterore demokratike nuk frikesohen prej qytetareve te vet nuk frikesohen prej protestave dhe demonstratave te qytetareve te vet prej hyrjes se tyre ne to.
Prej qytetareve te vet prej protestave dhe demonstratave te qytetareve te vet frikesohen qeveritaret dhe qeveritaret qe kane arsye te frikesohen prej tyre frikesohen qeveritaret dhe qeveritaret qe e genjejne popullin sic e genjen panderprere kryeministri Sali Berisha qe e tallin sic e tall Jozefina Topalli jo vetem
kur e krahason Shkodren e permbytur me Venedikun qe e neperkembin qe ia vjedhin e ia plackisin pasurine sic ia vjedhin dhe plackisin zyrtare te larte shqiptare qe e bejne korrupsionin sistem sic e ka bere Sali Berisha me pretorianet e tij qeveritare qe e bejne qeverine skuader biznesmenesh e familjaresh te biznesmeneve qe bejne politike shteterore te shtetit te 500 pasanikeve dhe 3 milione fukarenjve qe ia mbyllin gojen popullit sic ia ka mbyllur Sali Berisha
ne shumicen e medieve elektronike te tipit Klan ABCnjuz TVSH e te tjera qe e vrasin sic po e vret Sali Berisha me pretorianet e tij tani dhe sic e vrau me 1997.
Prej qytetareve te vet prej protestave dhe demonstratave te qytetareve te vet frikesohen qeveritaret dhe qeveritaret qe megjithate nuk e harrojne mesimin historik ata qe ne pushtet mbahen me genjeshtra e me dhune ata prej dhunes do te vdesin
Fjalet qe po shqipton sidomos fjalet nxitese te luftes qytetare qe shqiptoi ne mbledhjen e qeverise me 23 janar sjelljet qe po ben keto dite sidomos shpallja e kryetarit te Partise Socialiste dhe kryeprokurores shteterore grushtshtetas te jashteligjshem qe presin gjyqin e tij tregojne se Sali Berisha eshte i pushtuar prej mendimesh se ka shume arsye te frikesohet dhe te rrethohet me gardiste te snaiperizuar ne keshtjellen e tij qeveritare pas 21 janarit 2011 edhe me shume se deri me 21 janar 2011.