Me lule dhe qirinj perballe te akuzuarit per vrasje
Ne 21 janar tre qytetare shqiptare protestues antiqeveritare u vrane ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Pasditen e 21 janarit kryeministri i ketij vendi Sali Berisha deklaroi ne oren 19.00 zbulimin se vrasjet jane kryer nga vete opozita etj.
Ne 21 janar ne darke kamerat zbuluan se kjo kerme pushteti qe i ka mbetur ne ezofag Shqiperise qe nga komunizmi i viteve 70 genjeu perseri. Vrasjet ishin kryer nga Garda e Republikes dhe plumbat qe vrane tre burrat erdhen nga nje kat poshte zyres ku vete kreu i qeverise tha se kishte qendruar prej ores 14.30 te asaj dite ne krye te detyres..
Po. Me ligj kryeministri eshte ne krye te hierarkise se Gardes. Rrjedhimisht ne 22 janar ne mengjes Sali Berisha ishte i akuzuari kryesor per vrasjet.
Vrasjet ishin kryer madje ne menyren me te tmerrshme qe mund te imagjinohet kur demonstrata ishte shkrehur kur nuk kishte me asnje rrezik per askend. Pse Duhej te kishte vetem nje debat publik dhe nje hetim perballe kesaj llahtarie nese ishte ky nje krim me paramendim dhe cfare ishte planifikuar nese kamerat nuk do nxirrnin rastesisht te verteten..
Por jo...
fare ka ndodhur nga 22 janari deri me sot Sali Berisha eshte kthyer nga personi qe duhej kryqezuar nga Shqiperia ne personin qe ka kryqezuar Shqiperine. Ne 22 janar Shqiperia duhet te sulmonte vrasesin. Sot Shqiperia tenton thjesht te fshihet nga vrasesi.
Vrasesi ia doli te shnderrohet ne akuzuesin histerik per te cilin e vetmja gje qe duhet te mendojme eshte aman le ta mbyllim me kaq Si ne 97-n. Jo. Njemije here jo Ndryshe plumbat qe vrane ata tre burra do na arrijne te gjitheve ne ditet ne vijim.. Madje pesha e atyre plumbave te ftohte eshte prej pasdites se tmerrshme te 21 janarit ne zemrat e shumices se heshtur te shqiptareve.
Ndihen keq shume keq keto dite shqiptaret. Ia ndjejme renkimin njeri-tjetrit. Dicka mungon.. Mungon ajo cka i sheron zemrat e lenduara. Per sa kohe te flasim per njerez ka pasur ka dhe do te kete vetem nje ilac per njerezit e zemeruar DREJTSIA Qe prej fillimit te historise se njerezimit ka qene keshtu Drejtesi Vrasesi perpara drejtesise.
Por cfare po ndodh ne kete vend Pergjate nje jave eshte vene ne funksionim gjithe aparati represiv shteteror per te bere te pamundur DREJTSIN Duhej te mberthenim vrasesin e 21 janarit. Sot vrasesi ia ka dale mbane ti mbertheje te gjithe prokurorine presidentin median intelektualet ambasadoret e se fundmi edhe vete opoziten.
Kreu i saj pezulloi protestat pas 21 janarit dhe pas nje jave presioni te eger per ta bllokuar fare valvulen e zemerimit publik e ftoi dje popullin te zbrese ne shesh me qirinj dhe lule.. Flitet per provokime e per te provokuar. Flitet per kujdes.. Se ndryshe.. Ndryshe cfare
Kush guxon sot ne bote qe ne vend te arrestoje dhe kerkoje ndeshkimin e vrasesve te protestuesve paqesore te shperbleje keta kriminele Kush kercenon popullin per te mos guxuar te protestoje per padrejtesite dhe keq-qeverisjen
Kush guxon ti veshe krimin protestuesve dhe te beje heronj gangsteret e veshur me pushtetin e mafies te krimit te korrupsionit te halabakeve te rruges qe e shesin veten per nje cope buke per nje rroge te felliqur e te lyer me gjakun e vellezerve te tyre protestues Kush i mbron ne zyrat e shtetit vrasesit Kush pengon Prokurorine per hetimet Kush kercenon diten per diell liderin e opozites me jete
Dhe kush mund ti thote sot ne bote popullit te nje vendi te tille qe ai qe ben te gjitha keto qenka nje burre shteti
Por le te kemi te qarte nje gje te gjithe.. Ne qytetaret dhe gjithe burrat e shtetit te ketij vendi qofshin te shitur apo te frikesuar.
Zemerimi i popullit eshte sot me i madh se kurre. Ate nuk do ta shuajne dot plumbat. Por ate nuk do ta shuajne dot as lulet dhe qirinjte. Jo i dashur Edi. Ti nuk e ke kete te drejte. Kjo eshte nje gje shume me e madhe se ty. Te kerkosh drejtesi nuk eshte qendrim radikal. Lulet dhe qirinjte i vendosem qe ne 22 janar.
Ti sot ke dy rruge Ose te pranosh te jesh trupezimi politik i ketij zemerimi ose te mos jesh me lider. Zgjidh te paren. Ndryshe ky zemerim do te marre edhe ty perpara bashke me vrasesin e 21 janarit.