Polica kap mat “skifterin” shqiptar në Spanjë, i gjejnë në makinë bizhuteri me vlerë mbi 67 mijë euro
Një shtetas shqiptar është kapur nga policia në Spanjë, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteri që e kalojnë vlerën e 67 mijë eurove.
Policia spanjolle ka arrestuar shqiptarin në automjetin e tij, ku pas kontrollit autoritetet gjetën 375 bizhuteri që rezultuan të vjedhura, me vlerë 67 mijë e 575 euro, shkruajnë mediet spanjolle.
Shqiptari është dërguar në paraburgim në burgun e Alava në Spanjë për të pritur dënimin e tij.
Ndërkohë që autoritetet spanjolle po punojnë për kthimin e bizhuterive tek pronarët përkatës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
