E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari: Serbët nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë

Helsinki -Ish- i dërguari i Kombeve të Bashkuara, për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i cili më vonë hartoi edhe një plan, Marti Ahtisari, duke folur për situatën aktuale në Kosovë, deklaroi si ishte i pakënaqur me atë që po ndodhte atje, dhe për këtë Ahtisari ka fajësuar Serbinë. Ish-presidenti finlandez, i cili negocioni me shumë vështirësi bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve, deklaroi se serbët ishin ata që nuk donin të bashkëpunonin.

“Jo, nuk është aspak e lehtë”, tha Ahtisari duke iu përgjigjur pyetjes se gazetarit rus të “Jehones se Moskës”, se si e vlerësonte ai situatën në Kosove. “Çdo gjë po shkon për keq”, tha fituesi i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2008. Sipas tij, sepse serbet nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me organizatat ndërkombëtare.
Megjithatë, Ahtisari ka theksuar se Kosova është një shtet i pavarur dhe ky realitet nuk mund te ndryshoje.

"Kosovën do ta njohin edhe më shumë shtete. Kur Finlanda u be e pavarur, ne u njohëm nga më pak shtete sesa e kane njohur deri tani pavarësinë e Kosovës"-vijoi Ahtisari në intervistën për radion ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›