E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet e vrare, dhurata e ndihma familjeve

223 familje te policeve te vrare ne detyre dhe femijet e tyre kane marre dhurata me rastin e festave te fund vitit.

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise nuk kane lene ne harrese femijet e kolegeve te tyre per t’i gezuar te pakten me rastin e festes se nderrimit te viteve.

I pranishem ne nje feste te vogel te organizuar nga MPB ishte edhe kreu i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci.

Familjeve te policeve te vrare u jane shperndare pervec dhuratave per femijet, edhe ushqime dhe nje shperblim simbolik.

Ne kete ndihme kane kontribuar edhe kompani private qe operojne ne vend. Ne te gjithe vendin numerohen 283 police te vrare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›