E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i “Ligjit të Prokurorisë", reagon Shoq. Prokurorëve

Pas miratimin në seancën e sotme plenare të "Ligjit të Prokurorisë", ka reaguar Shoqata e Prokurorëve. Kjo shoqatë ka përshëndetur miratimin e një prej neneve të këtij ligji ku përfshihej një kërkesë e tyre që kishte të bënte me riformulimin e nenit 34 të ligjit. 

TIRANE- Shoqata e Prokurorëve të vendit ka reaguar sot pas miratimit në Kuvend të ligjit të Prokurorisë. Në një deklaratë publike Shoqata përshëndet miratimin e një prej neneve të "Ligjit të Prokurorisë"‏ ku përfshihej një kërkesë e tyre që kishte të bënte me riformulimin e nenit 34 të ligjit. Shoqata deklaron se "me këtë ndryshim të miratuar tashmë prokurorit i garantohet me ligj kthimi në detyrë, ne rastet kur Gjykata çmon se largimi nga detyra ka qenë i pabazuar në ligj. Ky ndryshim ligjor përbën arritjen e një standarti me të lartë në drejtim të qëndrueshmërisë në detyrë të prokurorëve dhe për pasojë në respektimin më mirë të parimit të pavarësisë së Prokurorisë”. Shoqata e Prokurorëve deklaron njëherazi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar arritjen edhe të standarteve të tjera, me qellim që prokurorët të ushtrojnë funksionin e tyre në zbatim vetëm të ligjit dhe pa u ndikuar nga interferenca të çdo lloji dhe natyre qofshin. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›