E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet u kapen ne territorin e Kosoves

Dy policët kosovarë të arrestuar paraditen e së shtunës nga policia serbe janë prangosur 130 metra në brendësi të territorit të Kosovës.

Kështu kanë deklaruar dy agjentët, teksa janë marrë në pyetje nga eprorët në drejtorinë e Policisë Kufitare në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Vetë atyre u është urdhëruar që të mos komunikojnë me mediat dhe deklaratat e tyre janë bërë publike nga një koleg që citohet nga e përditshmja kosovare “KD” dhe që ka ruajtur anonimatin.

“Në atë zonë rrëmbimi ka ndodhur 130 metra brenda territorit të Kosovës. Policët serbë kanë rrethuar zonën. Rrëmbimi ka ndodhur 130 metra brenda territorit të Kosovës. Policët serbë kanë rrethuar zonën. Sapo agjentët tanë kanë dalë për t’i hequr pengesat në rrugë, 13 policë të Serbisë kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar

Agjent i Policisë së Kosovës
Deklaratë për mediat në kushte anonime Sapo agjentët tanë kanë dalë për t’i hequr pengesat në rrugë, 13 policë të Serbisë kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar”, ka thënë kolegu i Sami Beqirit dhe Shukri Binakut.

Ndërkohë, drejtoria rajonale e Policisë Kufitare në Lluzhan u vizitua të hënën nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni.

Ministri Rexhepi kërkoi nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që Beogradi të implementojë detyrimet që dalin nga marrëveshja për lëvizjen e lirë, e arritur në Bruksel.

Dy policët kufitare u liruan të hënën pas 48 orësh paraburgim. Ata u sjollën në Kosovë me një automjet të EULEX-it në pikën kufitare në Merdar dhe menjëherë u dërguarn në stacionin policor të Llozhanit.

Krasniqi: Serbia sulmoi hapësirën e Kosovës

Arrestimi i policëve kosovarë nga xhandarmëria serbe ishte një akt që tregon se politikat e regjimit të Beogradit nuk kanë ndryshuar.

Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kraniqi, pas një takimi të kryesisë së Kuvendit, të zhvilluar paraditen e së hënës.

Në një komunikim për mediat, kryeparlamentari nënvizoi se Ministria e Brendshme e Kosovës duhet të raportojë në Parlament posaçërisht për çështjen në fjalë.

“Arrestimi ishte një sulm i shtetit serb në hapësirën e Kosovës, prandaj MPB-ja duhet që të informojë Kuvendin në mënyrë të detajuar për këtë ngjarje”, theksoi Krasniqi.

Rasmussen: Të shqetësuar për veriun

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen shprehu shqetësimin e tij lidhur me ngjarjet e fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, që kulmuan me arrestimin e dy policëve kosovarë.

“Ne nuk kemi një fotografi të plotë të asaj që ka ndodhur, por NATO është e shqetësuar për zhvillimet e fundit. Megjithatë, ne besojmë se palët përgjegjëse do të mund ta zgjidhin çështjen”, deklaroi Rasmussen.

Deklarata e Rasmussen erdhi vetëm pak momente para se të bëhej i ditur lirimi e më pas dorëzimi nga Serbia i dy policëve kufitarë kosovarë në duart e misionit të BE-së në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›