Rama Berisha po mban peng mandatin e deputetit te PS

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në mbledhjen e grupit kuvendor
akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po mban peng mandatin e deputetit
të PS-së.
“Ne jemi të shqetësuar për një goditje antidemokratike që po bëhet në Kuvend ku po orkestrohet tentativa e një krimi elektoral, vjedhja e një mandati të deputetit socialist. Për muaj me radhë kemi kërkuar që kjo çështje e qartë të zgjidhet përmes arsyes por askush nuk duhet të mendoj se mund ta vjedhë mandatin me arsye perverse si ajo e 8 majit” ka shtuar Rama.
Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të heqë dorë nga mandati i deputetit socialist për të mos krijuar krizë të re.
Në fillim të mbledhjes, kreu i Partisë Socialsite, Edi Rama njoftoi për depozitimin e një projektligji nga ana e opozitës, që parashikon miratimin e fondeve për hapjen e një shkollë dhe një materniteti në Luginën e Preshevës.
“Nevoja është emergjente për jetën e bashkëkombasve tanë atje. Për ne ky është një gjest solidariteti. Kur është fjalë për tu ardhur në ndihmë një komuniteti shqiptarë jemi të gjithë bashkë të motivuar për të bërë më të mirën në Kuvend pa asnjë dallim mes mazhorancës dhe opozitës”, tha Rama në fjalën e tij.