E Diel, 1 Nëntor 2026

Liami i zgjon banoret me uje Erioni Te nxjerrim Dritanin ne nominim me Liamin qe te dale

Mengjesi i sotem fillon me nje plan midis banoreve per te punuar nje rreng per pjesen tjeter te banoreve. Edgari shkon per te zgjuar Liamin nderkohe qe ai eshte zgjuar ka disa minuta. Te dy shkojne qe te zgjojne Arbrin dhe te tre shkojne ne banje per te mbushur uje ne menyre qe te zgjojne pjesen tjeter te banoreve. Liami shkon te krevati i Gertes dhe ia hedh koven me uje duke e lagur. Gerta i kercenon djemte se do tia ktheje me te njejten menyre. Nga bisedat e tyre fillojne qe te zgjohen edhe disa nga banoret e tjere nderkohe qe dritat nuk jane ndezur ende nga Vellai i Madh.

Me pas Liami shkon ne dhomen tjeter dhe u tregon edhe banoreve te tjere per zgjimin me uje qe u ka bere banoreve duke u munduar qe ti zgjoje.

Me pas Gerta shprehet se e dinte qe banoret ishin duke menduar ndonje rreng per te por nuk mendonte se mund ta zgjonin me uje. Pak me vone Vellai i Madh ndez dritat dhe banoret fillojne qe te zgjohen nje edhe nga nje duke filluar qe te merren me veten dhe te kujdesen per pastertine personale.

Pak me vone banoret dalin ne kopsht per te pire kafe me njeri-tjetrin dhe fillojne qe te diskutojne me njeri-tjetrin. Gerta i pyet banoret nese ajo duket delikate tek te tjeret. Edgari e pranon si te vertete kete qe sapo tha e keshtu fillon nje diskutim midis banoreve. Liami i tregon saj disa situata ku nuk e ka pelqyer menyren e saj te te sjellit pasi eshte shtirur sikur nuk i kane pelqyer shume gjera. Por per Gerten nuk mund te etiketohet me ate fjale pasi nuk eshte e vertete.

Pasi Vellai i Madh vendos muzike ne sfond disa nga banoret fillojne qe te kercejne ndersa pjesa tjeter e shijojne duke e degjuar.

Erioni dhe Arbri fillojne qe te flasin lidhur me banoret ne shtepi me pas perfshijne edhe Ermalin ne bisede dhe fillojne qe te flasin me ironi per Dritanin duke thene se Dritani pretendon qe te fitoje cmimin Madh. Erioni mendon qe Dritanin ta nxjerrin ne nominim me Liamin ne menyre qe ta nxjerrin jashte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›