Polici -"Marubi", konflikt për ndërtesën

Drejtues të Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" u konfliktuan me policinë e cila kërkon t'i nxjerrë ata nga godina që ndodhet pranë ish-Kinostudios. Në vendngjarje ka qenë edhe zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Gjergj Jorgo, si dhe shefi i komisariatit numër 4, Ismet Shkreta, i cili drejtoi operacionin dhe urdhëroi përdorimin e forcës. Drejtuesit e Marubit kundërshtojnë vendimin duke e konsideruar të jashtëligjshëm.Rektori i Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi", Kujtim Çashku u shpreh se kundërshton vendimin dhe se ngjarja është kapitale jo vetëm për këtë universitet, por për gjithë kulturën dhe arsimin në përgjithësi. "E konsiderojmë akt terrorist ndaj Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi kërkesën për lirimin e godinës", u shpreh Çashku. "Në bazë të një vendimi, qeveria akulale urdhëron të lirojmë të ambjentet e akademisë brenda orës 13 të ditës së sotme", dhe ne këtë akt e konsiderojmë terrorrist", theksoi ai. Kujtim Çashku nënvizoi se "Kjo akademi është akrediatuar nga shteti shqiptar,po ashtu njihet edhe nga akademitë më të mëdha të filmit në botë".