Polici: Më vodhën çelësat e shtëpisë, vendosën detonator në bombolën e gazit
TIRANE – Një punonjës i komisariatit numër 2 në Tiranë pretendon se persona të panjohur i kanë vendosur një detonator në bombolën e gazit në shtëpinë e tij. Siç mëson gazetari Spartak Koka, punonjësi i policisë ka njoftuar sallën operative pasi dyshon se i është vendosur një detonator në bombolën e gazit.
Mësohet se pak ditë më parë policit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kanë humbur çelësat e shtëpisë, që sipas tij mund të jenë vjedhur nga personat që kanë planifikuar shpërthimin e bombolës.
Ndërkohë situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rrezik për banesën e policit, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Mësohet se ekspertët e policisë kanë marrë bombolën e gazit për ekspertim për të vërtetuar nëse pretendimet për vendosjen e një detonatori qëndrojnë ose jo.
(er.nu/BalkanWeb)