Tiranë, dhunohet polici, autori dyshohet një lojtar i ekipit të Dinamos
TIRANE – Një punonjës i policisë së Tiranës është dhunuar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të stadiumit “Qemal Stafa”, në përfundim të ndeshjes Dinamo-Tërbuni, ku polici është goditur me grushte e shkelma nga një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Paraprakisht dyshohet se autori i ngjarjes është një futbollist i ekipit të Dinamos.
Burime nga policia bëjnë të ditur se efektivi i dhunuar është dërguar në spital me fraktura të shumta në fytyrë.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim të riun dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka qenë rastësisht i pranishëm edhe ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
(er.nu/BalkanWeb)