Peleshi zv/kryeministër, jep dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Korçës
KORCË- Zv/kryeministri i ardhshëm Niko Peleshi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së qytetit të Korcës.
Kryebashkiaku Peleshi duke iu drejtuar këshilltarëve tha se vendimi ka qenë i vështirë, por sfida që ka pranuar për të qenë pjese e ekipit të qeverisë ‘Rama’ është më e madhe.
Ai ka falënderuar këshilltarët për bashkëpunimin pavarësisht përkatësive politike, teksa ka premtuar se do të rikthehet në Korçë, sa herë të ketë mundësi.
“Vendimi për të ndërprerë këtë rrugë të përbashkët, për një arsye shumë të rëndësishme që e kalon orën dhe që ka të bëjë me zhvillimet kombëtare. Unë e kam pasur padyshim të vështirë, por sfida të cilën e kam pranuar është një sfidë e madhe, shumë e vështirë por shumë e bukur. Është e bukur pasi prek gjithë Shqipërinë dhe Korçën padyshim. Është një sfidë që do të japë prioritetin e duhur dhe unë e besoj këtë prandaj jam bërë pjesë e saj. Do i japë prioritetin e duhur zhvillimit urban, zhvillimit të qyteteve tona. Ne kemi fatin e mirë se si qytet jemi gati me projekte zhvillimi që presin vëmendjen, vullnetin dhe financimin. Por, më tepër sesa financimin presin vullnetin politik për tu bërë realitet. Kështu që nuk dua të marr këtu angazhime solemne, padyshim për qytetin e Korçës, që do jetë eksperienca më e bukur e jetës time, kudo që unë të jep, por padyshim që nëse quhet vlerësim emërimi në pozicionin e zëvendës kryeministrit, ky vlerësim nuk më takon mua por edhe ju. Ju takon qytetarëve të Korçës. Nuk e them se kështu thonë gjithë politikanët kur flasin para kamerave. Por e them se nuk mund të kishim projekte ne këtë qytet nëse nuk do të na e bënte me të lehtë punën qytetaria korçare”,
Niko Peleshi është i pari kryetar Bashkie qe emërohet zv/kryeministër. Dorëheqja e Niko Peleshit nga drejtimi i Bashkisë Korcë vjen 2 ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar “Rama” të dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku fitorja e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’ bëri të mundur rikthimin e socialistëve në pushtet pas 8 viteve opozitë.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Peleshi jep dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Korçës, për postin e zv/kryeministrit