E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici, gradohen 105 inspektorë

105 punonjës të policisë kanë marrë gradën inspektor pas një trajnimi për një vit e gjysmë, pranë Akademisë së Policisë. Të pranishëm gjatë emërimit në detyrë të inspektorëve të rinj ka qënë drejtori i përgjithshemi i policisë Ahmet Prençi, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, zëvendës ministri, Gent Strazimiri si dhe përfaqësuesit e programit ICITAP dhe misionit PAMECA. Drejtori i përgjithshëm i policisë është shprehur se detyra e policisë është që të jenë më pranë qytetarit dhe komunitetit. "Ndihma ndaj qyetatarit duhet të jetë principi bazë drejt të cilës duhet të oreientohet dhe mbështetet puna e policisë në të ardhmen", deklaroi Prençi.Inspektoret e rinj që u graduan gjatë ceremonisë së përfundimit të trajnimit ,do të jenë pjesë e patrullave të përgjithshme të policisë së Tiranës. Qëllimi i këtyre patrullave është t'i vijnë në ndihmë komunitetit me një shpejtësi rekord. Në fjalën përmbyllëse drejtori i përgjithshem i policisë u shpreh,se një ndër misionet e inspektorëve të rinj është që të ndryshohet mentaliteti i vjetër në polici. Në përfundim të 105 inspektorëve Prençi u dorëzoi certifikatën e përfundimit të trajnimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›