E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderkombetaret i bejne kritika policise

TIRANE - Policia duhet te jete e pavarur dhe jashte ndikimeve politike qe mund te jene bere deri me tani. Vetem ne kete menyre, do te mund te luftohet dhe parandalohet krimi ne vend. Deklarata eshte bere nje dite me pare nga ambasadori amerikan ne Shqiperi, John Uithers II, i pranishem ne konferencen ballkanike per "Trajnimin dhe Lidershipin ne Polici" qe eshte duke u organizuar ne Tirane. Mes te ftuarve kane qene dhe kreu i OSBE-se, Robert Bosch, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, drejtori i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, si dhe perfaqesues te tjere te huaj. Gjate fjales se tij, te mbajtur gjate dites se djeshme, ambasadori i SHBA-se i ka bere thirrje politikes te qendroje larg policise, ndersa ka theksuar pavaresine e kesaj te fundit, si nje faktor kyc per parandalimin e krimit. Sipas Uithers, "pavaresia e uniformave blu nga cdo manipulim politik eshte me rendesi thelbesore per ndertimin e besimit te publikut".

Ne konference e ka marre fjalen dhe kreu i prezences ne vendin tone, Robert Bocsh, i cili ka deklaruar se "ne radhet e policise nevojiten trajnime te vazhdueshme si nje mase antikrimi dhe antikorrupsioni". Ai ka lavderuar dhe punen e bere deri me tani nga uniformat blu, duke kerkuar perkushtim me te madh ne pune. Nderkohe qe, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, nga ana e tij, vuri theksin te progresi qe eshte bere ne polici, sidomos ne nivelin e shkollimit. Sipas tij, "jane te nevojshme trajnimet e efektiveve dhe shkembimi i eksperiencave nga policite nderkombetare me ato shqiptare". "Trajnimi mbi bazen e formimit te pergjithshem policor, mbi bazen e sherbimit te komunitetit dhe te nxitjes se karrieres, mbi bazen e aftesive dhe nivelit trajnues jane nje baze e rendesishme per nje baze policore te konsoliduar", ka thene Nishani.

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, tregoi per ndryshimet qe jane bere jo vetem ne legjislacion, por dhe ne aplikimin e metodave qe garantojne punonjes te policise me te informuar me me etike dhe qe respektojne ne cdo hap te aktivitetit te tyre lirite dhe te drejtat e qytetareve. Sakaq, perfaqesuesit e vendeve donatore te programeve kualifikuese te policive theksuan me shume nevojen e trajnimeve cilesore per te gjitha nivelet, si nje mase efikase antikrim dhe antikorrupsion. Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›