E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i qëlluar me plumba, rëndë në spital

Naim Hyska u qëllua me disa plumba në kokë brenda makinës së tij, ku ndodhej edhe i biri 12-vjeç.

Ngjarja ndodhi në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet, ku persona të armatosur qëlluan mbi policinë. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes.

Fëmija, i tronditur nga ngjarja, po mbahet nën vëzhgimin e psikologëve, teksa është pyetur për autorët e mundshëm. Hetimet janë shtrirë edhe në pistën e detyrës, por edhe në pistat e konflikteve të tjera. Familja e policisë të plagosur rëndë po mbahet në mbrojtje nga policia. /Start/
 

                                                                                             2011-12-25 17:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›