E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj policit, dhjetë të shoqëruar në Vlorë

Grupi hetimor e lidh ngjarjen me punën e policit në drejtorinë e Policisë së Vlorës gjatë viteve 1996-1998.

Hetimet bëjnë me dije se në vitin 1998, një person ka mbetur i vrarë gjatë një aksioni të policisë për të arrestuar. Për këtë arsye, policia ka shoqëruar të afërmit e viktimës, teksa pritet edhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Policia tashmë ka një emër të identifikuar, por po punohet për arrestimin e tij. Emri i personit nuk bëhet publik për arsye hetimore. Polici i qëllua me plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në automjetin e tij, ku ishte edhe i biri 12-vjeçar. Organet e hetimit kanë sekuestruar edhe tri kamera sigurie, nga vëzhgimi i të cilave pritet të identifikohet plotësisht edhe autori/autorët.

                                                                                             2011-12-26 09:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›