Vritet ndërtuesi në Vlorë, në kërkim autori

Policia lokale sqaroi se viktima është shtetasi Ardian Dervishi, 45-vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri në afërsi të rrugës “Transballkanike”.
Ai u transportua menjëherë për në spitalin e qytetit, ku ndërroi jetë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së shkuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë dyshohet se autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi Adnand Fotaq Gori, 31-vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.
Menjëherë është bërë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie pasi autori i kishte dhënë viktimës një sipërfaqe trualli për ndërtimin e një objekti dhe kishin mosmarrëveshje për përqindjen e sipërfaqes së ndërtimit.
2011-12-26 09:02