E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici shpëtoi patat nga rruga

Kamera e vendosur në makinën e policisë xhiroi Glenn Eppler duke shpëtuar patat të cilët kishin humbur rrugën dhe kishin dalë në mes të rrugës në Fort Myers në Florida.

Me t`i parë në mes të rrugës, polici Eppler ndaloi makinën dhe doli t`i largonte nga trafiku për të mos e pësuar më keq.

Dhjetë pata nuk i lehtësuan punën aspak. Patat e hutuara iknin sa andej sa këndej, por për fat, atij i doli në ndihmë edhe një shofer tjetër.

Në fund të gjitha patat u shpëtuan dhe u lanë në bar afër nënës së tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›