SHBA, miratohet financimi i qeverisë për dy javët e ardhshme

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar legjislacionin për të financuar qeverinë për dy javët e ardhshme, lëvizje kjo që do të shmangë bllokimin e menjëhershëm të qeverisë.
Kjo legjislaturë u miratua me 335 vota për dhe 91 kundër.
Tani, kjo masë pritet të kaloj edhe në Senat.
Pa këtë legjislaturë të re, fondet për operacionet e qeverinë do të përfundonin të premten, më katër mars.
Sipas kësaj mase, republikanët, që e kanë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, dhe demokratët e presidentit Barak Obama, deri më 18 të këtij muaji duhet të pajtohet për buxhetin e ri.