E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia 18-vjecarja ecte me kufje ne vesh shtypet aksidentalisht nga treni

Foto ilustruese

Tirane 6 mars 2011 NOA- Update Nje vajze 18-vjecare e cila ecte mbi shina ka gjetur vdekjen e perplasur nga treni.

Lidhur me ngjarjen polica ka zbardhur detajet dhe shkaqet qe cuan ne ngjarjen tragjike.

Uniformat blu bejne me dije se shkaku i aksidentit ka qene vete 18-vjecarja e cila duke mbajtur kufje ne vesh nuk ka degjuar zhurmen e trenit i cili po afrohej drejt saj.

Ka qene ky momenti fatal per vajzen e cila nuk ka pasur as mundesine me te vogel per te evituar perplasjen.

Policia informon se ka bere ndalimin e drejtuesit te trenit per te zbardhur edhe me shume detaje mbi aksidentin e rende.

Nderkaq mesohet se viktima e cila ndodhet ne morgun prane Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ende nuk eshte identifikuar dhe shkak per kete mendohet te jene demtimet e marra.

Aksidenti ndodhi rreth 30 minuta me pare prane ish-kombinatit Josif Pashko ne kryeqytet.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePolicia Arrestohet dhunuesi qe goditi me cader 18 vjecaren Lidhje18 vjecarja kufje ne vesh momenti fatal morgun nuk ka degjuar zhurmen e trenit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›