E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese viktima ne Gramsh dhe Përrenjas

Tre banoret e fshatit Bratile te Gramshit, qe i zuri soleta e një ndërtese ndërsa nxirrnin hekur për skrap, kane gjetur vdekjen para 48 orësh, por ngjarja është zbuluar vetëm një dite me vone. Specialistet qe kane kryer ekspertizën sqarojnë se dy prej tyre ishin goditur nga inertet ne koke ndërsa tjetri ne trup. Ata kane qëndruar një dite te vdekur ne rrënoja pasi askush nuk kishte dijeni për ngjarjen. Gjithçka është mësuar vetëm mbrëmjen e se premtes. Altin Elezi, 37 vjeç, e Nazif Boja, 22 vjeç qe te dy nga Shtërmeni i Elbasanit, si dhe Dritan Hoxholli, 28 vjeç, nga Gramshi, sipas policisë, ishin nisur me një mjet Land Rover me targa te huaja deri pranë ish-godinave te rezervave te shtetit, qe ndodhen 42 km larg qytetit te Gramshit. Policia e Korçës ka nisur hetimet pas ngjarjes se rende ne një gurore ku gjeten vdekjen agronomi i fshatit Qinam, Pandi Prifti dhe shoferi i një kamioni Bujar Avdyli. Pasi kane ngarkuar mjetin me çakëll, Avdyli nuk ka mundur ta nise kamionin. Gjate përpjekjes ai i ka rene me pjesën e pasme faqes shkëmbore çka ka shkaktuar edhe shembjen e një masivi te madh. Mësohet se ata po e merrnin materialin për një rruge qe po shtrohej ne komunën Mollaj. Bujari kishte një kamion të tipit "LIAZ" dhe bashkë me Pandi Priftin kishin bërë një kontratë me komunën Mollaj, për të çuar disa ngarkesa me çakëll pasi atje do të shtrohej një rrugë. Paraprakisht ngjarja është cilësuar si aksidentale, megjithatë pas ekspertizës do te jepet konkluzioni përfundimtar edhe sa i përket kushteve teknike te gurores.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›