Zbulohet identiteti i viktimes se perplasur nga treni

Foto ilustruese
Tirane 6 mars 2011 NOA- Update Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme prane ish-kombinatit Josif Pashko ku treni shtypi nje vajze te re po zbardhet hap pas hapi.
Burime zyrtare te policise konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se viktima e cila eshte 16 vjec eshte identifikuar nen emrin Klodjana Progni.
Vajza e cila ecte mbi shina ka gjetur vdekjen e perplasur nga treni pasi ne momentin tragjik viktima ishte duke mbajtur kufje ne vesh dhe nuk ka degjuar zhurmen e trenit i cili po afrohej drejt saj.
Policia informon gjithashtu se drejtuesi i trenit te linjes Tirane-Durres Tahir Ademi eshte ndaluar per te zbardhur edhe me shume detaje mbi aksidentin e rende.
Viktima ndodhet ende ne morgun prane Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmePerplaset me trenin pa e kuptuar shpeton i gjalle Lidhjedetaje ish-kombinatit Josif Pashko Klodjana Progni nje vajze te re shtypi Tahir Ademi treni