Policia: Arrestuam 63 qytetarë

(E plotësuar) Të arrestuarit e konfirmuar deri më tani sipas Lëvizjes Vetëvendosje "
1. Abdyl Gashi,
2. Ahmet Krasniqi,
3. Aida Dërguti,
4. Alban Krasniqi,
5. Alket Zeqiri,
6. Anita Shabani (E lënduar, e dërguar në Emergjencë),
7. Arbër Rexhaj,
8. Arbër Salihu,
9. Ardian Huli,
10. Artan Abrashi,
11. Astrit Dehari,
12. Astrit Vuthaj,
13. Atdhetar Latifi,
14. Besim Leka,
15. Blerim Maqastena,
16. Boiken Abazi,
17. Dardan Kuqi,
18. Dardan Molliqaj,
19. Daut Neziri,
20. Denis Ibërdemaj,
21. Durim Jasharaj,
22. Egzon Azemi,
23. Florent Ramqaj,
24. Frashër Krasniqi,
25. Gani Krasniqi,
26. Jakup Demiri,
27. Jetmir Morina,
28. Jeton Orani,
29. Kreshnik Ahmeti,
30. Kushtrim Cakolli,
31. Kushtrim Dakaj,
32. Lirim Gashi,
33. Mentor Rama,
34. Musa Ajeti,
35. Naim Jakaj,
36. Naim Ramadani,
37. Nol Nushi,
38. Nysret Azemi,
39. Premton Ibërdemaj,
40. Qwndron Krasniqi,
41. Rajmonda Ahmetaj,
42. Salih Pacolli,
43. Senton Kaçaniku,
44. Shaip Haxhiu,
45. Shkëlqim Morina,
46. Shpend Ahmeti,
47. Shyhrete Muji,
48. Skender Krasniqi,
49. Suljote Aliu,
50. Valon Prenaj,
51. Veron Hasani,
52. Veton Dragusha,
53. Xhelal Sveçla,
54. Xhevat Krasniqi,
55. Xhevat Sefaj,
56. Zaim Kurti,
57. Zgjim Hyseni,
58. Zylbehar Lila,
Disa kalimtarë të rastit.
....
Policia e Kosovës bënë të ditur se gjatë intervenimit ka shoqëruar edhe 30 protestues, kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje ku numri i personave të shoqëruar deri në këto momente (ora 16:00) ka arrit në 63 persona.
“Si pasojë e veprimeve të dhunshme të protestuesve, lëndime kanë pësuar disa zyrtarë policor dhe disa protestues”, njofton policia.
.......
Ndërkohë një shtetase gjermane me emrin Iris Von Der Ehe , grua e një aktivisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestës së sotme është lënduar dhe sipas burimeve të Indeksonline ajo është në gjendje kome në QKUK.
......
Protestuesit u shpërndanë. Ndërkohë policia vazhdon të qëndrojë përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media bënë të ditur se për aktivitete tjera do të informoheni me kohë.
---
Në këto momente lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po mban një fjalim drejtuar masës.
“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, “Sheshi është i yni jo i Qeverisë, sheshi është i yni jo i Qeverisë”, këto janë brohoritjet e protestuesve. Aktaulisht kordoni i policisë është i vendosur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
---
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, prapë në ballë të protestuesve.
Indeksonline iu sjell video të ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.
---
Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se rreth orës 15:20 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës intervenoi dhunshëm mbi protestuesit paqësorë, të cilit po rrinin të ulur.
Intervenimi filloi duke hedhur gaz lotësjellës më pas duke shkelur me çizme mbi trupat e protestuesve të ulur paqësisht, dhe vazhdoi duke i ndjekur aktivistët në drejtim të hotelit “Grand”.
Gjatë këtij intervenimi u arrestuan rreth 20 aktivistë të tjerë dhe u lënduan të paktën gjashtë, njëra prej tyre grua, e cila është në reanimacion.
---
Kordoni i Policisë Speciale po shkon drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
---
Situata vazhdon te mbetet e tensionuar. Kordoni i Policisë ka arritur prapë te sheshi.
---
Policia e Kosovës tani ka filluar të tërhiqet prapa, në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Protestuesit pas tyre.
---
Policia ka krijuar një kordon përballë Hotel Grandit ku nuk po lejon lëvizjen e protestuesve.
Lëndimi i protestueses.
---
Ka eskaluar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje. Janë dhjetëra aktivistë të kësaj lëvizje që janë lënduar dhe dhjetëra të tjerë që kanë përfunduar në pranga të policisë. Një protestuese është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar me autoambulancë në QKUK. Nga sheshi “Nënë Tereza”, protestuesit janë shtyrë deri te Hotel Grandi, ku janë ndarë në dy pjesë.
Përleshja e Albin Kurtit me Policinë e Kosovës (Video)
---
Në këto momente është larguar Njësia Speciale e Kosovës nga sheshi “Nënë Tereza” ku edhe po mbahet protesta e Vetëvendosjes. Përballë protestuesve, po qëndrojnë vetëm zyrtarët policorë të rëndit./Indeksonline/
---
Në qendrën emergjente ndihmë mjekësore nga protesta kanë kërkuar 10 persona, gjashtë prej të cilëve, policë të Kosovës. Gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ka deklaruar drejtori i qendrës emergjente, Basri Lenjani .
Lenjani, për RTK-në ka thënë se një person i cili ka marr plagë në regjionin e pjesës së syrit vazhdon të trajtohet në Klinikën e Oftalmologjisë. Ai po ashtu bëri të ditur se të lënduarit tjerë gjatë ditës do të lirohen për në shtëpi./Indeksonline/
......
Vetëvendosje, përmes disa fletushkave që është duke i shprendarë në rrugët e Prishtinës, është duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës.
....
https://
......
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti theksoi se ideja e protestës nuk kishte qenë që të hynin në objektet e Qeverisë.
“Aktivistët shkuan në porta të qeverisë duke synuar që mos të lejojmë hyrjen e makinave të qeverisë. Ne nuk e kemi pasur në planë të hyjmë ne qeveri. Kemi qëndruar vetëm pak minuta sepse qeveria intervenoje menjëherë. Policia ka qenë shumë brutale dhe shumë e dhunshme”, ka thënë Kurti për KTV-na nga protesta.
Sot, sipas Kurtit, në Qeverinë e Kosovës nuk mund të jetë një ditë normale e punës, pas takimit që ka ndodhur të premten.
Lideri i Lëvizjes vetëvendosje tha për KTV-në se nuk duan që Kryeministri i të ketë takime me një person që tani ka marrë pushtetin Serb, dhe që është njëri ndër kriminelët dhe pasardhës i Milosheviqit.
“Thaçi po bënë shtrëngim duarsh me takime pa kushte me Serbinë. Ndërkohe Thaçi po i ndihmon Serbisë që sa më parë të avancojë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ai vetë është duke përfituar”, ka thënë Kurti.
Kurti thotë se është vetë populli ai i cili duhet të vendosë për Kosovën dhe fatin e qytetarëve të tij. Sipas Kurtit për Kosovën nuk duhet të vendos një kriminel dhe pasardhës i Milosheviqit.
Kurti më tutje tha se do të qëndrojnë në protestë deri sa të kalojë kordoni i Policisë./Indeksonline/
...
Protesta vazhdon. Protestuesit kanë avancuar edhe disa hapa, deri të këmbët e policëve në kordon dhe vazhdojnë të rrinë të ulur.
....
Gjatë arrestimit të njërit nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të tjerë kanë hedhur sprej në drejtim të Policisë.(Video)
.....
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur të marrin një sprej të Policisë së Kosovës, dhe po e sulmojnë Policinë.
Në anën tjetër mësohet se Gani Krasniqi është i lënduar.
https://
....
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se Protesta e sotme e Lëvizjes nuk është paralajmëruar.
Në njoftimin e tyre bëjnë të ditur po ashtu se gjatë protestës janë lënduar 18 zyrtarë të Policisë.
Më poshtë po u sjellim të plotë njoftimin e Policisë së Kosovës
Sot rreth orës 07:50, një grup protestuesish në përbërje prej rreth (140) personave, aktiviste të lëvizjes Vetëvendosje (VV) janë tubuar para selis se tyre, për të filluar mbajtjen e protestës e cila nuk ka qenë e paralajmëruar në polici ashtu siç kërkohet me ligjin mbi tubimet publike.
Ky grup protestuesish në mënyrë të organizuar është nisur nga selia e tyre në drejtim të ndërtesës së Qeveris së Republikës së Kosovës, ku me të arritur në mënyrë të dhunshme kanë tentuar të hyjnë në objektet shtetërore dhe më pas kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, ngjyrë, gurë masiv në drejtim të zyrtarëve policor dhe objekteve për rreth.
Policia e Kosovës bazuar në informacionet inteligjente policore me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike si dhe sigurimin e institucioneve shtetërore ashtu siç është e mandatuar me ligj.
Zyrtarët policor fillimisht kanë paralajmëruar protestuesit dhe deputetet që të ndalojnë sulmin dhe hedhjen me mjete të ndryshme ndaj tyre, mirëpo edhe përkundër këtij paralajmërimi ata kanë vazhduar sulmet ndaj zyrtareve policor dhe më pas zyrtaret policor janë detyruar të intervenojnë duke përdorur gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës.
Kësaj proteste ju kanë bashkuar dhe njëherit udhëhequr edhe deputetet e VV-se ku në veçanti Policia ju ka drejtuar përmes megafonit deputetëve të VV, që të shmangen nga protestuesit e dhunshëm dhe nëse dëshirojnë të futen në objektet e tyre të punës, Policia do ti sigurojë dhe njëherit mundësojë qasjen pa asnjë pengesë në institucione.
Pas shpërndarjes së protestuesve nga ana e policisë të njëjtit kanë filluar të ri-organizohen në grupacione të ndryshme, ku kanë filluar përsëri në mënyrë të dhunshme të hedhin mjete të ndryshme të forta, gurë masiv në drejtim të zyrtarëve policor.
Zyrtarët policor përsëri janë detyruar të intervenojnë dhe gjatë këtij intervenimi deri më tani janë shoqëruar (26) aktivist të lëvizjes vetëvendosje, duke përfshirë edhe disa deputet te cilët pas identifikimit janë liruar menjëherë, ndërsa lëndime kryesisht të lehta kanë pësuar (4) aktivist të VV.
Sipas informacioneve që ne posedojmë njeri nga deputetet duke qenë pjese e protestuesve nga shtyrjet e ndërsjella është rrezuar nga protestuesit dhe si pasoj e saj ka pësuar lëndime.
Po ashtu gjatë kësaj proteste të dhunshme dhe mjeteve të forta të hedhura në drejtim të policisë, lëndime kanë pësuar (18) zyrtare policore./Indeksonline/
....
Para disa minutash është arrestuar edhe Shpend Ahmeti.
.....
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestës është lënduar në brinjë dhe gjoks shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.
"Tani gjendet në Emergjencë", thuhet ne njoftimin e Vetevendosjes.
....
Protesta për momentin është e qetë. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka më shumë se 10 minuta se ua ka kthyer shpinën njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
....
Lëvizja Vetëvendosje ka identifikuar disa shifra të Policëve, për të cilët siç thonë ata kanë ushtruar dhunë të madhe ndaj protestuesve.
“Policët me numrat: 4499; 6847; kanë ushtruar dhunë tepër të madhe që në fillim të protestës”, thuhet në publikimin e Vetëvendosjes.
...
Në protestë shihet edhe Liburn Aliu, i cili pak orë më parë u rrah dhe u arrestua nga policia.
....
Ende nuk është ndërprerë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti pas lirimit ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po shkel të drejtat e qytetareve për të lëvizur lirshëm, duke rikujtuar në këtë kontest ndjekjen nga policia të protestuesve përgjatë Sheshit Nëna Terezë deri te Ministria e Kulturës, që është shëtitore dhe jo objekt qeveritar.
Kurti tha se kanë dalë për të protestuar qetësisht kundër pazareve të Thaçit, që po i bën me kryeministrin e Serbisë e ish-zëdhënësin e kasapit të Ballkanit, Ivica Daçiqin. Sipas Kurtit Daçiqi po fiton për Serbinë, ndërsa Thaçi po përfiton individualisht.
Kurti tha para gazetarëve se Thaçi ka nisur procesin e dialogut, të cilin po e quan normalizim, e në fakt me qëllimin e vetëm që të krijojë një minishtet në veri, që do t’i ndukej Kosovës.
Policia i ka bërë thirrje protestuesve të largohen nga kordoni dhe të mbajnë distancën. Ajo vazhdimisht po kërkon nga protestuesit që të shpërndahen.
Shpend Ahmeti i ka kërkuar policisë që ta lirojnë rrugën, pasi që sipas tij, ata kanë të drejtë të protestojnë./Indeksonline/
https://
https://
...
Të arrestuarit e konfirmuar deri më tani.
1. Aida Dërguti,
2. Alket Zeqiri,
3. Anita Shabani (E lënduar, e dërguar në Emergjencë),
4. Arbër Rexhaj,
5. Ardian Huli,
6. Atdhetar Latifi,
7. Dardan Molliqaj,
8. Denis Ibërdemaj,
9. Egzon Azemi,
10. Frashër Krasniqi,
11. Jetmir Morina,
12. Kushtrim Cakolli,
13. Kushtrim Dakaj,
14. Lirim Gashi,
15. Musa Ajeti,
16. Nol Nushi,
17. Premton Ibërdemaj,
18. Rajmonda Ahmetaj,
19. Suljote Aliu,
20. Veton Dragusha,
21. Zaim Kurti, dhe
22. Dy kalimtar të rastit.
https://
.....
Aktivistet e Vetëvendosjes po vazhdojnë të protestojnë kundër takimit Thaçi – Daqiç dhe bisedimeve me Serbinë, ndërkohë afër 1000 pjesëtar të Policisë së Kosovës ka larguar protestuesit deri te sheshi Nënë Tereza, ku po vazhdojnë arrestimet.
Deri tani sipas Lëvizjës vetëvendosje janë arrestuar 22 aktivistë.
Pas lirimit të Liderit Albin Kurti dhe deputetit Liburn Aliu, Vetëvendosje ka nxjerrë fotografi ku shihet që deputetët kanë marrë lëndime.
Në këtë foto shihet deputeti Liburn Aliu i cili ka marrë disa lëndime në fytyre.
....
Protestuesit në këto momente janë duke qëndruar në shesh përpara Ministrisë së Kulturës dhe janë të qetë.
....
Pasi që është liruar Kurti, ai përsëri ka tentuar që të thej kordonin e Policisë, duke marrë si përgjigje sprehin djegës.
https://
https://
...
Pas arrestimit, Albin Kurti është liruar. Ai është mbajtur më shumë se dhjet minuta nga Policia dhe më pas është liruar.
....
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar, si pasojë e tentimit të thyerjes së kordonit të Policisë. E në anën tjetër janë arrestuar po ashtu shumë aktivistë të tjerë.
Policia e Kosovës në disa raste ka penguar edhe punën e gazetarëve.
...
Në aksionin e vetëvendosjes Policia e Kosovës ka penguar edhe mediet. Njëri nga ta ju ka drejtuar kameramanit të KTV-së me fjalët: “të ngrejë zhag”.
https://
....
Në anën tjetër shihet edhe prania e ndihmës së shpejt.
https://
....
Mësohet se është arrestuare deputeti i kësaj Lëvizje Liburn Aliu, përderisa është parë të ketë lëndime në fytyrë.
https://
.....
Pasi që Policia ka arrestuar aktivistë e Vetëvendosjes, larg syve të publikut, persona të ndryshëm kanë arritur të shohin edhe dhunë ndaj tyre.
....
Mësohet se deri tani, një Polic i Kosovës ka mbetur i lënduar.
.......
Aktivistë të Vetëvendosjes janë parë sot në mëngjesin e hershëm përsëri në aksion. Për deri sa Policia ka përdorur edhe gazë lotsjellës këta të fundit nuk kanë nguruar të përdorin e gurët, dhe ngjyra ndaj Policisë.
Protesta është mbajtur në shenjë kundërshtimi me takimin që kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.
Autoritetet e rendit kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, prej nga raportohet se janë hedhur edhe gjësende të forta në drejtim të ndërtesës së qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje njofton se një numër aktivistësh janë arrestuar, kurse nga ana e policisë ende nuk ka prononcim zyrtar./Indeksonline/
https:// />