14 janari - Dhunë, sprej, ujë dhe gurë

23:02- Lëvizja VETEVENDOSJE! ka dënuar dhunën e ushtruar të policisë ndaj protestuesve. "Protesta nuk ka eskaluar, por është sulmuar dhe shtypur nga ndërhyrja e dhunshme e policisë. Sot, Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësor, duke e bërë Kosovën shtet policor" thuhet në komunikatën e VV.
Vetëvendosje më tej thekson se "Protestuesit ishin tërësisht paqësorë gjatë gjithë kohës. Ata në asnjë moment nuk e kanë provokuar dhe as sulmuar policinë. Albin Kurti foli disa herë me megafon nga rreshti i parë i protestës duke thënë që kjo protestë nuk është kundër policisë dhe policëve por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë".
"Dy policë e kapën Albinin por disa protestues e tërhoqën atë nga duart e policisë. Policia tashmë kishte hedhur edhe gaz lotsjellës dhe filloi edhe me topa uji të gjuajë mbi protestuesit, duke i hedhur predhat e gazit lotsjellës direkt në trupat e protestuesve, duke shkaktuar lëndime të shumta" thuhet në komunikatë.
Më tej në komunikatën e gjatë thuhet: "Pas shpërndarjes së dhunshme të protestës në Besianë policia ka dërguar përforcime te Dheu i Bardhë. Deri në këtë kohë protesta ka shkuar sipas skenarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka qenë paqësore dhe është zbatuar vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet. Policia nuk ka intervenuar deri sa është errësuar. Ashtu sikur në Besianë, aktivistët janë ulur në asfalt, duke bllokuar njërën korsi të rrugës. Intervenimi i policisë ka qenë brutal, me shufra gome dhe metali, me shqelma, si dhe duke shkelur me çizme mbi protestuesit e ulur".
Komunikata e Vetëvendosjes:
10 protestues janë të lënduar rëndë, 4 prej tyre janë dërguar në emergjencë. Valdrin Ahmetit i është çarë vetulla dhe i është enjtur balli meqë polici ka shtënë në drejtim të tij me pushkën që e hedhë gazin lotsjellës dhe e ka goditur Valdrinin në kokë. Islam Gajtani është në spitalin e Dardanës i lënduar në kurriz. Ibrahim Kushtovës dhe Shpresa Sejdiut u janë thyer këmbët. Të lënduar në kokë janë Alban Jupolli dhe Burim Hoqa.
Glauk Konjufca e rrahën brenda stacionit të policisë, duke e lënduar në gjoks dhe kokë. Gjithashtu Gëzon Kastrati u rrah gjatë arrestimit e edhe brenda furgonit të policisë.
Mbi 100 protestues u arrestuan në Besianë dhe te Dheu i Bardhë. Të konfirmuar janë 114. Përfshirë 5 deputetë dhe 8 anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kemi informacione se disa të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Deri tani të konfirmuar janë 15, por vetëm për 13 prej tyre i kemi emrat: Salih Zyba, Frashër Krasniqi, Hysen Durmishi, Pëllumb Xharra, Miftar Mehmeti, Musa Ajeti, Blerim Lushaku, Gëzim Hyseni, Sabri Bajraktari, Gëzim Jelliqi, Petrit Bajraktari, Genc Musa dhe Naim Bunjaku.
22:55 - Policia e Kosovës informon se situata në dy pikat kufitare është nën kontroll. Madje në komunikatën për media, policia thekson se ka hasur vazhdimisht në rezistencë aktive nga ana e protestuesve.
Sipas versionit të policisë, protestuesit kanë sulmuar policinë me mjete të ndryshme të forta përfshirë gurë dhe gjësende tjera të metalta ku si pasojë e kësaj deri më tani njëzet e tete (28) zyrtaga rë policorë kanë pësuar lëndime trupore, te cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
21:55 Pas qetësimit të situatës në Podujevë dhe rrethinë, duket se janë krijuar kushtet për “lëvizjen e plotë të lirë”. KTV-ja raporton se Policia e Kosovës është duke lejuar hyrjen në Kosovë të kamionëve me mallra serbe, dhe po e siguron rrugën e tyre.
Në orët e mbrëmjes është qetësuar situata në të dyja pikat kufitare. Protestuesit po shpërndahen ngadalë, ndërkohë që policia e Kosovës po e mban të fortë prezencën. Rruga për në Merdare është e lirë, dhe situata është qetësuar edhe në Podujevë. Pas shumë arrestimeve, është pakësuar numri i pjesëmarrësve të protestës edhe në Dheun e Bardhë tek Kamenica. Aty raportohet se dhuna ndaj Glauk Konjfucës ka qenë brutale.
Emrat e 69 të arrestuarve
Emrat e konfirmuar të të arrestuarve:
1. Hysen Durmishi (Merdarë)
2. Salih Zyba (Merdarë)
3. Gani Krasniqi (Merdarë)
4. Naser Shatri (Merdarë)
5. Fisnik Ismajli (Merdarë)
6. Blerim Manqastena (Merdarë)
7. Durim Jasharaj (Merdarë)
8. Arbër Zaimi (Merdarë)
9. Shpend Ahmeti (Merdarë)
10. Frashër Krasniqi (Merdarë)
11. Naim Bunjaku (Merdarë)
12. Pëllumb Xharra (Merdarë)
13. Kushtrim Morina (Merdarë)
14. Liburin Aliu (Dheu i Bardhë)
15. Alban Krasniqi (Dheu i Bardhë)
16. Afrim Hoti (Merdarë)
17. Taulant Kurti (Merdarë)
18. Blerim Sallahu (Merdarë)
19. Visar Ymeri (Dheu i Bardhë)
20. Aida Derguti (Dheu i Bardhë)
21. Boiken Abazi (Dheu i Bardhë)
22. Ismajl Kurteshi (Dheu i Bardhë)
23. Albana Gashi (Merdarë)
24. Premton Ibërdemaj (Dheu i Bardhë)
25. Glauk Konjufca (Dheu i Bardhë)
26. Bekim Zeqiri (Merdarë)
27. Gëzim Prestreshi (Merdarë)
28. Genc Musa (Merdarë)
29. Fidan Prokshi (Merdarë)
30. Petrit Bajraktari (Merdarë)
31. Bleron Azizi (Merdarë)
32. Fitim Rrahmani (Merdarë)
33. Nora Osmani (Merdarë)
34. Gëzim Hajdini
35. Dren Elshani (Merdarë)
36. Arlind Mangjuka (Merdarë)
37. Mirlinda Krasniqi (Merdarë)
38. Shpresa Sejdiu (Merdarë)
39. Pajtim Elshani (Merdarë)
40. Glauk Elshani (Merdarë)
41. Fidan Ademi (Merdarë)
42. Xhevdet Abazi
43. Kushtrim Avdimetaj (Merdarë)
44. Ilir Uka (Merdarë)
45. Fadil Hajdari (Merdarë)
46. Ibrahim Miftari (Merdarë)
47. Besim Ferizaj (Merdarë)
48. Arsim Termkolli (Merdarë)
49. Miftar Mehmeti (Merdarë)
50. Ilir Salihu (Merdarë)
51. Bekim Sylejmani (Merdarë)
52. Arbër Hasanaj (Merdarë)
53. Arben Hasani (Merdarë)
54. Flamur Hasani (Merdarë)
55. Ahmet Hasani (Merdarë)
56. Gëzim Latifi (Merdarë)
57. Besart Shala (Merdaër)
58. Jeton Shala (Merdarë)
59. Gëzim Jelliqi (Merdarë)
60. Halit Memaj (Merdarë)
61. Sabri Bajraktari (Merdarë)
62. Fanol Shala (Merdarë)
63. Agim Lajthiza (Merdarë)
64. Ilir Dibrani (Merdarë)
65. Gëzim Hyseni (Merdarë)
66. Shaban Feraj (Merdarë)
67. Sabri Hasani (Merdarë)
68. Erblin Alia (Merdarë)
69. Kushtrim Krasniqi (Merdarë)
Janë qindra të lënduar nga gazi lotsjellës.
Në vazhdim janë emrat e protestuesve me lëndime të rënda fizike:
1. Glauk Konjufca
2. Hysen Kaqiku
3. Besfort Morina
4. Alban Jupolli
5. Burim Hoqa
6. Valdrin Ahmeti
18:49 Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, është rrahur nga Policia e Kosovës.
“Deputeti Glauk Konjufca rrahet brutalisht”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Konjufca, bashkë me deputetë tjerë, ka qenë sot gjatë gjithë ditës në afërsi të pikës kufitare të Dheut të Bardh.
18:06 Te Dheu i Bardhë arrestohet deputeti Glauk Konjufca, deputeti Liburn Aliu, deputeti Visar Ymeri, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina, Premton Ibërdemaj.
Kurse në Besianë arrestohet deputeti Afrim Hoti, Taulant Kurti, deputetja Albana Gashi, Blerim Sallahu.
Te Dheu i Bardhë protestuesit janë duke qëndruar të ulur në tokë.
17:58 Gjatë intervenimit të Policisë për ta liruar rrugën nga protestuesit e Vetëvendosjes, raportohet se është arrestuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Liburn Aliu.
17:53 Pas paralajmërimeve për t’u larguar nga rruga, Policia e Kosovës ka intervenuar ndaj protestuesve për ta liruar rrugën. Raportohet për tre të arrestuar.
17:29 Numri i protestuesve të arrestuar po rritet. Së fundi raportohet se është arrestuar edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti. Sipas Vetëvendosjes, të arrestuar janë edhe Arbër Zaimi, Shpend Ahmeti, Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku.
17: 12 Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se tek Dheu i Bardhë Policia e Kosovës iu ka dhënë ultimatum protestuesve që të largohen, përndryshe do të intervenojnë.
16:40 Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të informacioneve të pranuara nga qendra mjekësore deri në këto momente katër (4) persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë intervenimit policore janë ndaluar deri në këto momente dyzet e dy (42) persona të cilët janë shoqëruar në stacionin policore për procedurë të mëtutjeshme hetimore.
16:22 Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se rreth 30 protestues po mbahen në stacionin policor në Besianë. Ndërkaq, dy protestues, Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983), janë të lënduar në kokë. Ata gjinden në QKUK, Emergjencë.
16:15 Albin Kurti raportohet se fillimisht ishte arrestuar nga Policia, pas disa lëndimeve të marra gjatë arrestimit, ai ishte dërguar për mjekim nga Policia, e që më pas është liruar.
15:55 Deri më tani, sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar rreth 15 protestues të kësaj lëvizjeje, ndërkohë për dy protestues raportohet se janë lënduar dhe dërguar për mjekim në QKUK.
15:40 Pas shpartallimit të protestuesve nga Policia, raportohet se ka rifilluar hyrja e kamionëve me mallra serbe në Kosovë.
15:18 Nga përleshja e protestuesve me Policinë e Kosovës, këta të fundit kanë raportuar se janë lënduar tetë policë.
15:05 Lideri i Vetëvendosjes raportohet se nuk është arrestuar, por që ai është sulmuar dhe është gjakosur.
14: 47 – Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar kreu i saj, deputeti Albin Kurti, si dhe aktivisti Salih Zyba. Të arrestuar sipas Vetëvendosjes janë edhe Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli.
14:40 Pas ndërhyrjes më gaz lotësjellës dhe ujë, protestuesit megjithatë janë treguar këmbëngulës, duke u rigrupuar. Tani Policia ka filluar aksionin e dytë të shpërndarjes.
14:20 Pas paralajmërim ndaj protestuesve, Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit. Në këto momente, protestuesit janë shpartalluar, por skaj rrugëve.
14:07 Policia e Kosovës në këto momente u ka dhënë ultimatum 5 minuta protestuesve të Vetëvendosjes për ta liruar rrugën.
13:23 Për ta penguar kalimin e aktivistëve të Vetëvendosjes drejt bllokimit të piëkave kufitare, Policia e Kosovës ka filluar përdorimin e gazit lotësjellës.
Megjithatë, situata ende është në kontroll.
13:14 Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po i bënë thirrje Policisë që t’ua lirojë rrugën atyre, në mënyrë që të marshojnë drejt Merdares.
Në ndihmë Policisë tashmë u kanë dalë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
12:32 Policia e Kosovë s nuk po lejon për momentin kalimin e veturave me qytetarë dhe aktivistë të Vetëvendosjes. Forcat e shumta të policisë po kthejnë mbrapa njerë zittek udhëkryqi i Podujevë s, 4 kilometra larg pikë s kufitare në Merdar.
12:25 Ka nisur mbledhja e aktivistve dhe qytetarëve në dy pikat kufitare në Merdard të Podujevës dhe në Dheun e Bardhë të Kamenicës.
Rrugës për në pikat kufitare ka kontrolle të detajuara për të gjithë nga ana e Policisë së Kosovës. Njësitë e forcave speciale janë mbledhur në të dyja pikat për të sigurar atë se cfarë do të ndodhë . /indeksonline/