E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Bashkiake: Gjoba për kë zë hapësirat publike.

admir-josajTiranë, 14 gusht 2013 – Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme aksioni i policisë bashkiake për të liruar hapësirat publike në zonën pranë stadiumit Dinamo.

Aksioni drejtohej nga Inspektori përgjegjës për qarkullimin, në Policinë Bashkiake, z. Admir Musaj i cili theksoi se ky aksion do të vijojë gjatë të gjithë kohës, në mënyrë të vazhdueshme, deri në eliminimin përfundimtar të këtij fenomeni.

Në kuadrin e një plani masash të ndërmarrë nga policia bashkiake, jemi sot këtu pranë stadiumit Dinamo, për të liruar këto hapësira publike të zëna nga makina që kanë krijuar një treg të paligjshëm. Ky aksion do vijojë gjatë gjithë kohës, deri në eliminimin e plotë të këtyre mjeteve. Jo vetëm këtu, por në çdo rrugë të Tiranës po evidentohen makina me tabelë shitje që zaptojnë hapësirat publike, parkingje që janë të nevojshëm për qytetarë të tjerë. Subjektet të cilët shkelin ligjin dhe zaptojnë hapësirat publike do të përballen me sanksione, nga gjoba deri në konfiskim të automjeteve”, u shpreh Musaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›