E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Deri ne oren 19.00 kane kaluar 363 shtetas

25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës Shengen, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, do të jene vendet të cilat do ti vizitojnë shtetasit shqiptarë.
 

Policia e shtetit, në ditën e parë të lëvizjes së shqiptarëve pa viza, thekson se nuk ka pasur rradhe të gjata dhe nëpërmjet një komunikate njofton se deri në orën 19.00 kanë kaluar me pasaportë biometrike 363 shtetas shqiptarë te zones shengen njesoj si qytetare të tjerë europianë.
 

Mësohet se nga Porti i Vlorës kanë kaluar 47 shtetas, nga Porti Sarandë 2 shtetas, nga Qafë Botë kanë kaluar 13 shtetas. Nga Kakavija kanë kaluar 23 shtetas, nga Kapshtica kanë kaluar 95 shtetas,nga "Tre urat" kanë kaluar 4 shtetas. Nga Rinasi kanë kaluar 176 shtetas dhe nga Porti Durrës kanë kaluar 3 shtetas. Ndërkaq bëhet e ditur se policia e shtetit njofton se lëvizja e shtetasve shqiptarë pa viza vazhdon normalisht në pikat e kalimit kufitar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›