E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia heq shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të hiqet prej 1 janarit te vitit 2011, ndërsa nga viti i ardhshëm edhe femrat do të mund të shërbejnë në ushtri.

Ligjvënësit sot miratuan ligjin për formimin e ushtrisë profesionale, duke shfuqizuar ligjin nga viti 1945.

Armata e re profesionale, e stërvitur sipas standardeve të NATO-s, do të ketë 36 mijë njerëz, përfshirë rreth 28 mijë ushtarë.

Serbia është pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›