E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia: Funksionim normal i sistemeve, masa për siguri kibernetike

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit reagoi sot lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik.

Policia e Shtetit sqaroi opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Sipas njoftimit, sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

Pak pas mesditës së sotme, në medie dhe rrjetet sociale qarkulluan njoftime për sulm kibernetik dhe një urdhër të Policisë së Shtetit për strukturat e veta për fikjen e kompjuterëve në përdorim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›